
Presidentja Vjosa Osmani pas bisedimeve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar që Shqipëria e Kosova të kenë një traktat për mbrojtje të ndërsjelltë me të cilin të reagohet në rast cënimi të të dy shteteve.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përfundoi mbrëmë, (16.08) nje vizitë dy ditore në Prishtinë, të parën që ai kryen jashtë vendit, pas marrjes së detyrës së kryetarit të shtetit, muajin e kaluar. Bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dialogu Kosovë-Serbi, situata në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet dy palëshe ishin temat kryesore të bisedimeve që Presidenti Begaj zhvilloi me autoritetet e Kosovës, bën me dije zyra e shtypit e Presidencës në Tiranë.
Traktat dypalësh në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas bisedimeve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, citohet të ketë thënë që "në kushte kur po sfidohet arkitektura e sigurisë jo vetëm në kontinentin tonë por dhe më gjerë siguria është shndërruar në prioritet, Kosova po koordinohet plotësisht me partnerët e saj strategjikë që rajoni të ndihet çdo ditë dhe më i sigurtë."
Për Presidenten Osmani "ka rëndësi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një traktat për mbrojtje të ndërsjelltë me të cilin do të reagojmë në rast cënimit të dy shteteve tona” ka theksuar ajo pas takimit me Presidentin Begaj. Ajo e ka quajtur realizimin e një traktati të tillë " në harmoni me praktikat ndërkombëtare, të aplikueshëm nga shumë shtete dhe aleatët tanë strategjikë". Prandaj është koha të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim. Presidenti Begaj deklaroi në Prishtinë që "Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtin vizion për të njëjtën rrugë. Stabiliteti rajonal dhe paqja duhen mbajtur.”
BE dhe tendencat destabizuese të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani citohet nga zyra e shtypit të Presidencës në Tiranë të ketë kritikuar BE lidhur me qëndrimin ndaj atyre që ajo i quajti" tendenca destabilizuese të Serbisë". "Presim që BE të jetë më i zëshëm përballë tendencave destabilizuese të Serbisë ndaj të gjithë rajonit. Tendenca të nxitura dhe që i shërbejnë interesave të Rusisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të trajtimit të palëve, kur qartazi Serbia është agresori dhe ajo po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën, por dhe veprime që po cënojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës," citohet të ketë thënë presidentja Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Begaj.
NATO- Aleanca garantuese e paqes në rajon
Presidenti Begaj ka garantuar autoritetet e Prishtinës se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, në atë që quhet "aleanca garantuese e paqes në rajon” citohet të ketë thënë ai. Në takimin që ka zhvilluar të martën, (16.08) me komandantin e KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári lidhur me situatën në veri të Kosovës ai e ka quajtur "të pazëvendësueshëm rolin e KFOR në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.
Kancelari gjerman Scholz – inkurajues per rezultatin e dialogut Kosovë-Serbi
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Bega e ka quajtur inkurajues qëndrimin e kancelarit gjerman Scholz lidhur me rezultatin përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi. "Qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE - janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës", ka thënë presidenti Begaj në Prishtinë. Ai i është referuar formulës së rezultatit të dialogut Serbi-Kosovë, të përcaktuar nga Presidenti amerikan, Biden, si "nje marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, të fokusuar në njohjen reciproke.” "Dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm", ka theksuar Presidenti Begaj në Prishtinë.
DW
Traktati i mbrojtjes se ndersjellte, mund te kete kuptim vetem nese eshte aprovuar nga Amerika. Kjo do te thote qe ne rast lufte te Serbise me Kosoven, hyrja ne lufte e Shqiperise sjell automatikisht hyrjen ne lufte te NATOs. Ne te kundert eshte infantil, absurd, i rrezikshem. Kjo sepse Shqiperia nuk ka asnje infrastrukture ushtarake. As ushtri! As teknologji ushtarake! As baza aktive! As nje lloj doktrine! Zero! Hyrja ne lufte e Kosoves do te sillte automatikisht edhe pushtimin e Shqiperise brenda 72 oresh. NATOja mund te perdore pretekstin qe nuk e njeh legjitimitetin e mbrojtjes reciproke Shqiperi-Kosove, keshtu qe nuk ka pse te paguaje kostot e incijativave qe terheqin gjithe aleancen ne nje lufte qe vendos nje pjestar i saj per interesat e veta. Po te mendosh edhe Rusine, bazat e saj ne Serbi dhe pasojat e nje lufte te lll boterore apo atomike. Ne rast te kundert Kosova eshte 100 here me e mbrojtur nga Shqiperia, pa egzistencen e nje traktati dypalesh. Ne nuk jemi aleate per traktate, por vellezer. Keshtu qe nuk ne detyrojne kontratat per te mbrojtur njeri tjetrin. Historia boterore e luftes na ka treguar, qe nje prapavije e forte, e pasulmueshme, sovrane dhe e mbrojtur nga ligjet e OKBse, eshte garanci suksesi. P.sh ne luften e Vjetnamit, Amerika nuk guxonte te sulmonte qeverine sovrane komuniste te Vietnamit te Veriut, qe mbeshteste vietkonget komuniste te Vietnamit te Jugut. Ne luften e Kosoves, Serbia beri gjithcka qe Shqiperia te hynte ne lufte, por deshtoi. Shqiperia sherbeu si keshtjelle e paprekshme qe garantonte rekrutimin, stervitjen, armatimin, furnizimin e UCKse. Me zgjuarsi i rezistoi provokimit te tmerrshem, duke ndihmuar luften e UCKse nga nje ane e duke shtuar perpjekjet diplomatike nga ana tjeter. Funksjonoi. Pra i dhame pa dashur vetes dhe botes nje manual te shkelqyer suksesi te lufte hibride, qe sot refuzojme ta konsiderojme vete ne. Nje politike populiste dhe dilettante, sjell deklarata te tilla te papergjegjshme. Nje politike kompetente sjell ndertimin e nje strategjie mbrojtese dypaleshe, qe perfshin plane pesvjecare armatimi, ndertimin e infrastruktures se prodhimit industrial ushtarak dhe rritjen e sovranitetit industrial ushtarak, qe behet me shpenzimet dypaleshe. Njesimin e armatimit, doktrines dhe kualifikimit. Ndertimin e nje infrastrukture dhe strategjie ushtarake qe i pergjigjet ketij konteksti aktual ku ne rast lufte, ne jemi pjese e NATOs ndersa Kosova jashte, por ne mund te maksimalizojme ndihmen duke shfrytezuar kontekstin e sovranitetit te Shqiperise, si prapavije prodhuese, furnizuese, kundersulmuese, komande, komunikimi dhe aktiviteti intensiv diplomatik dhe magazinimi te armeve teknologjike perendimore, plus te qenit nje baze dhe vend aleat NATOs, nga ku nisin edhe aksjonet e saj ushtarake ne rast konflikti mbi teatrin e mundshem te nje lufte ne Kosove. Asnje mbrojtje e ndersjellte e deklaruar apo e padeklaruar, nuk ka kuptim nese nuk zgjidhim se si do te mbajme me buke Kosoven ne rast lufte, qe ushqehet nga armiku i saj, Serbia!
Traktati i mbrojtjes se ndersjellte, mund te kete kuptim vetem nese eshte aprovuar nga Amerika. Kjo do te thote qe ne rast lufte te Serbise me Kosoven, hyrja ne lufte e Shqiperise sjell automatikisht hyrjen ne lufte te NATOs. Ne te kundert eshte infantil, absurd, i rrezikshem. Kjo sepse Shqiperia nuk ka asnje infrastrukture ushtarake. As ushtri! As teknologji ushtarake! As baza aktive! As nje lloj doktrine! Zero! Hyrja ne lufte e Kosoves do te sillte automatikisht edhe pushtimin e Shqiperise brenda 72 oresh. NATOja mund te perdore pretekstin qe nuk e njeh legjitimitetin e mbrojtjes reciproke Shqiperi-Kosove, keshtu qe nuk ka pse te paguaje kostot e incijativave qe terheqin gjithe aleancen ne nje lufte qe vendos nje pjestar i saj per interesat e veta. Po te mendosh edhe Rusine, bazat e saj ne Serbi dhe pasojat e nje lufte te lll boterore apo atomike. Ne rast te kundert Kosova eshte 100 here me e mbrojtur nga Shqiperia, pa egzistencen e nje traktati dypalesh. Ne nuk jemi aleate per traktate, por vellezer. Keshtu qe nuk ne detyrojne kontratat per te mbrojtur njeri tjetrin. Historia boterore e luftes na ka treguar, qe nje prapavije e forte, e pasulmueshme, sovrane dhe e mbrojtur nga ligjet e OKBse, eshte garanci suksesi. P.sh ne luften e Vjetnamit, Amerika nuk guxonte te sulmonte qeverine sovrane komuniste te Vietnamit te Veriut, qe mbeshteste vietkonget komuniste te Vietnamit te Jugut. Ne luften e Kosoves, Serbia beri gjithcka qe Shqiperia te hynte ne lufte, por deshtoi. Shqiperia sherbeu si keshtjelle e paprekshme qe garantonte rekrutimin, stervitjen, armatimin, furnizimin e UCKse. Me zgjuarsi i rezistoi provokimit te tmerrshem, duke ndihmuar luften e UCKse nga nje ane e duke shtuar perpjekjet diplomatike nga ana tjeter. Funksjonoi. Pra i dhame pa dashur vetes dhe botes nje manual te shkelqyer suksesi te lufte hibride, qe sot refuzojme ta konsiderojme vete ne. Nje politike populiste dhe dilettante, sjell deklarata te tilla te papergjegjshme. Nje politike kompetente sjell ndertimin e nje strategjie mbrojtese dypaleshe, qe perfshin plane pesvjecare armatimi, ndertimin e infrastruktures se prodhimit industrial ushtarak dhe rritjen e sovranitetit industrial ushtarak, qe behet me shpenzimet dypaleshe. Njesimin e armatimit, doktrines dhe kualifikimit. Ndertimin e nje infrastrukture dhe strategjie ushtarake qe i pergjigjet ketij konteksti aktual ku ne rast lufte, ne jemi pjese e NATOs ndersa Kosova jashte, por ne mund te maksimalizojme ndihmen duke shfrytezuar kontekstin e sovranitetit te Shqiperise, si prapavije prodhuese, furnizuese, kundersulmuese, komande, komunikimi dhe aktiviteti intensiv diplomatik dhe magazinimi te armeve teknologjike perendimore, plus te qenit nje baze dhe vend aleat NATOs, apo vetem i SHBAse nese pjestaret e tjere te NATOs do refuzojne implikimin, nga ku nisin edhe aksjonet e saj ushtarake ne rast konflikti mbi teatrin e mundshem te nje lufte ne Kosove. Asnje mbrojtje e ndersjellte e deklaruar apo e padeklaruar, nuk ka kuptim nese nuk zgjidhim se si do te mbajme me buke Kosoven ne rast lufte, qe ushqehet nga armiku i saj, Serbia! Vete Shqiperia nuk ka asnje lloj sovraniteti alimentar, Pra nuk prodhon dot as buken ne vend per nevojat e saj, per te menduar per nje lloj sovranizmi ushtarak, teknologjik, energjitik qe ploteson 100% nevojat tona ne rast lufte dhe biles ndihmon edhe Kosoven dhe mbeshtet "traktatet" pompoze qe mendojme te lidhim per " te kercenuar" te tjeret, por qe i bejme vetem te gajasen.
EDHE PER CFARE DUHET KY TRAKTAT KUR NE JEMI NJE KOMB DHE SHQIPERIA KA DETYRE ME KUSHTETUTE TA MBROJE!!!???? PO KETE E KERKON OSMANOVICI E ALBINDENOVICI QE TE DUKEN SE PAS KESAJ JANE PRESIDENTJA DHE KRYEMINISTRI I SHQIPERISE SE MADHE. DO ISHTE VEC NJE MARREZI QE DO TE FUSTE FLAKET BAROTIT NE BALLKAN QE ALBINDENOVICI DHE OSMANOVICI PO VDESIN PER TA BERE PERSERI KOSOVEN ME SERBINE.
EDHE PER CFARE DUHET KY TRAKTAT KUR NE JEMI NJE KOMB DHE SHQIPERIA KA DETYRE ME KUSHTETUTE TA MBROJE!!!???? PO KETE E KERKON OSMANOVICI E ALBINDENOVICI QE TE DUKEN SE PAS KESAJ JANE PRESIDENTJA DHE KRYEMINISTRI I SHQIPERISE SE MADHE. DO ISHTE VEC NJE MARREZI QE DO TE FUSTE FLAKET BAROTIT NE BALLKAN QE ALBINDENOVICI DHE OSMANOVICI PO VDESIN PER TA BERE PERSERI KOSOVEN ME SERBINE.
EDHE PER CFARE DUHET KY TRAKTAT KUR NE JEMI NJE KOMB DHE SHQIPERIA KA DETYRE ME KUSHTETUTE TA MBROJE!!!???? PO KETE E KERKON OSMANOVICI E ALBINDENOVICI QE TE DUKEN SE PAS KESAJ JANE PRESIDENTJA DHE KRYEMINISTRI I SHQIPERISE SE MADHE. DO ISHTE VEC NJE MARREZI QE DO TE FUSTE FLAKET BAROTIT NE BALLKAN QE ALBINDENOVICI DHE OSMANOVICI PO VDESIN PER TA BERE PERSERI KOSOVEN ME SERBINE.