“Jemi marrë mjaftueshëm me problemet e Ballkanit", ambasadori i SHBA-së: Tensionet Kosovë-Serbi mund të përshkallëzohen

17 Gusht 2022, 10:36Rajoni TEMA

“Jemi marrë mjaftueshëm me problemet e Ballkanit",

Tensionet në Ballkan mund të përshkallëzojnë nëse nuk adresohen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Serbi, Christofer Hill në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.


“Jemi marrë mjaftueshëm me problemet e Ballkanit për të ditur se ekziston gjithmonë rreziku për përshkallëzimin e tensioneve. Prandaj mendoj se detyra e kujtdo, duhet të jetë zbutja e tensioneve. Për të zbehur rrezikun të gjithë duhet të inkurajojmë palët te fokusohen tek ajo që do të ndodhë në negociatat aktuale”, ishin fjalët e tij.

Tensionet mes dy vendeve u rindezën në fillim të muajit, kur do të hynin në fuqi vendimet e qeverisë së Kosovës që detyronin serbët në veri të pajiseshin me targa të lëshuara nga autoritetet e Prishtinës dhe me dokumente të përkohshme personale për hyrje daljet në Kosovë.


Pas protestave, implementimi i masave u shty deri më 1 shtator. Duke ju referuar bisedimeve që pritet të zhvillohen të enjten mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vucic, ambasadori Hill tha se çështja kryesore që duhen adresuar në dialog është e ardhmja e serbëve të Kosovës.

 “Në respekt të çështjeve aktuale, nëse sheh dialogun e Brukselit, problematikat që duhen adresuar janë të ditura tashmë. Problemi thelbësor është te gjendet secila do të jetë e ardhmja e popullsisë serbe në Kosovë dhe më pas të adresohen çështjet e tjera. Ata duhet te fokusohen aty ku negociatorët i kërkojnë te fokusohen si përshembull çështja e elektricitetit në veri të Kosovës apo ajo e targave”, shtoi Hill.

 Diplomati amerikan tha se çështja e Kosovës dhe Serbisë vijon prej 20 vjetësh, dhe se kishte ardhur koha për të shënuar progres serioz.

 

2 Komente

  1. D
    Detari

    keto jane problemet e islamit, nuk pershtatet islami ne evrope.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceni

      Serbet kokeforte nuk do e njohin kosoven. Pare qe minoriteti tyre eshte ne kufi me serbine, do i perdorin ata perhere per trazira.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje