“Është dhunuar në mënyrë barbare, shumica ishin pa maskë", vajza e Sanduloviç: Vuçiç e donte të vdekur

18 Janar 2024, 13:40Rajoni TEMA
“Është dhunuar në mënyrë barbare, shumica ishin

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht disa ditë më parë, ngjarje kjo e cila erdhi pas homazheve që kreu në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga ushtria sekrete serbe ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë


Klara Sandulovic, vajza e Sanduloviç tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se babai i saj është dhunuar në mënyrë barbare, pasi sipas saj Vuçiç e donte atë të vdekur.

“Është një qeveri që po bën vrasje politike, dhe ky është  vetëm fillimi. Ai i ka parë të gjithë njerëzit që e dhunuan se shumica ishin pa maske, ka identifikuar Rakiç pasi ai ishte duke i bërë videon.

Rakiç sot është i sigurt në Serbi. Më duhet të përsëris se kjo është porositur dhe organizuar nga vetë Vuçiç, kënaqësia që ata kanë marrë kur kanë rrahur babanë tim. Shumica e njerëzve që e dhunuan kishin theks të serbëve të veriut të Kosovës”, tha ajo.

2 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Nga perbindesh si putini,vucici njerezimi kurr nuk pret gjera te mira,kjo eshte fatkeqesia qe nuk falet dhe as harrohet.Vucici si nje pinjoll i milloshevicit,nuk mundet te rehabilitohet kur ky eshte gjithmone nen trusnine e putinit,nga i merr edhe direktivat se si duhet te veproje edhe me bashke kombesit e vet,te cilet nuk jane ne te njejten vije politike.Keto tipa melankolik ,sot edhe shtetet e tyre i kane shenderruar ne llave vullkanike qe perbin cfare do qe i del perpara,si shtete destabilizimi jane e keqja e njerezimit.Por njerezimi sidomos nji pjese e europes i anashkalojne keto dragoj komondo ,se ku qendron arsyeja,e din vet ata ,por qe len nje sere pasojash nuk i vleresojne.Dalja ne skene e politikanit ,Nikola Sandulovic,eshte per tu admirua,pamvaresisht torturave cnjerezore ,ai i tregoi botes se ky sistem i degjeneruar,i ka ditet e numeruara.Te shpresojme ne zhdukjen e plote dhe te lindjes te nje epoke te re ne kete shtet fashist gjenocidial..

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama Vučić

      Jo, miku i Ramës vrasës!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje