“Si u ble vila?” - Gazetari: Babai i Naim Murselit s’po tregon të vërtetën, më mirë të heshtë

6 Dhjetor 2023, 09:12Rajoni TEMA
“Si u ble vila?” - Gazetari: Babai i Naim Murselit s’po tregon

Gazetari Spartak Koka thotë se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit që akuzohet si organizator i vrasjes së gruas së tij Liridona Ademaj, nuk po tregon të vërtetën për djalin e tij.

Koka theksoi që deklaratat që jep në media Shaban Murseli nuk duhet të merren në konsideratë.

Sipas gazetarit, babai i Naim Murselit nuk po i tregon anët e errëta të të birit.

“Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, me gjithë respektin për fisin Murseli, nuk duhet marrë në konsideratë dëshmitë e tij. Sepse ditën kur u varros Liridona, ishte personi i cili hodhi poshtë kategorikisht se djali i tij, madje i përmendi shpenzimet e makinës vëllait të Liridonës, dhe ky person tani po mbron të birin, ka të drejtën ta mbrojë të birin, por nuk po na i thotë disa të vërteta. Kemi një problematikë në familje që nuk po na i tregon Shaban Murseli të vërtetën.

Pyetja që s’kemi marrë sot përgjigje, me çfarë të ardhurash e bleu atë vilë që mund të shkojë 500 mijë Euro atje në atë zonë? Është një nga zonat më të shtrenjta atje. Këtë përgjigje s’na e ka dhënë Shaban Murseli. Më mirë të heshtë se sa të na thotë të pavërteta. Ai nuk po na i thotë të vërtetat për djalin e tij. Ka disa anë të errëta djali i tij që ai po tenton ta mbrojë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Liridona Ademaj u vra në periferi të Prishtinës në një ngjarje të organizuar si grabitje. Por Prokuroria e Kosovës akuzon bashkëshortin e saj, Naim Murseli, si organizator të krimit. Motivet mbeten ende të panjohura.

6 Komente

  1. c
    ceni

    Spartak Kaka perpara se te merreni me Kosoven merruni dhe pyesni se ku i gjeti parate krimineli Berishe dhe pasurite e djalit te tij!Apo pertej kufirit lefet me kollaj e per rrjedhoje ,genjeshtra e babait te Naimit ju ka prekur shume!Kazani mediatik qe prodhon vete zhurme dhe asgje tjeter!Investigoni dhe nxirrini rrenjet kryebanditit ketu qe ka vrare mbi 3000 te rinj,ka dashur te beje lufte civilie,ka zhdukur njerez kundershtare apo deshmimtare si te kundert te tij edhe brenda gjirit te tij!Kjo eshte teme e lereni drejtesine e Kosoves te merret me kete ngjarrje !Apo atje lehni me kollaj e per rrjedhoje jeni me te preokupuar! Ore si nuk doli nje Spartak tamam xhanem?

    1. C
      Cen te lumnte mese e sakte !

      Ceni te lumnte dora per kete koment . Ky edhe pse nuk e njohe kete kake spartak ! le te lere Drejtesine ne KS te meret.. Po keta plehra Gazetare duhan vetem te mbushin faqet e Gazetave per shitje dhe per klikime ne internet.. KS ka mjafte Eksperte per te gjetur te verteten....

      1. C
        Cen te lumnte mese e sakte !

        Ceni te lumnte dora per kete koment . Ky edhe pse nuk e njohe kete kake spartak ! le te lere Drejtesine ne KS te meret.. Po keta plehra Gazetare duhan vetem te mbushin faqet e Gazetave per shitje dhe per klikime ne internet.. KS ka mjafte Eksperte per te gjetur te verteten....

        1. L
          Lesh me 3sh

          Ka kaq vite Berisha ne opozite saqe duhet te jesh i leshte ti kerkosh llogari Spartak Kokes per bemat e Berishes, Njeher Thua Spartak mos fol por lere drejtesine te veproje (per Kosoven dmth) pastaj Thua Spartak pse s flet qe te veproje drejtesia (?!) (ketu ne Shqiperi dmth) , Je konfuz mor Lum miku , Sot koha kur njerezit nuk flisnin per Saliun ka kaluar se ai ra nga vafti njerezit jane te lire dhe drejtesia po ashtu duhet te jete sepse nuk eshte me Saliu kryeminister qe i thoshte kprokurores Lavire , nese Gazetaria duhet te flase dhe te tregoje trimeri eshte te hetoje pushtetin e sotem , Pushtetin e djeshem Ka filluar SPAK ta hetoje ,edhe vet mikja jone e madhe USA na dha nje dore , duke e shpallur non grata , por ky nongrata qe thua ti I i ka marre 3 - 4 letra per tu paraqitur ne gjykate, njeher ja hedhin poshte deres , nje here ia hedhin ne kutine postare , njehere ja cojne ne seline e PD, ka mbet vetem ta takojne ne rruge dhe ti a japin ashtu si behej ne Filmat me njesitin guerril t e Kinostudios Shqiperia e RE pra duket qe edhe drejtesia e re sikur nuk e ka shume seriozisht hetimin e Saliut , Prandaj gazetaria e kohes qe jetojme duhet te ket 2 objektiva qe ti sherbeje shoqerise dhe vendit , 1 ) te hetoje pushtetin e sotem ne interes te qytetarit , dhe 2) ti kerkoje llogari drejtesise cfare po behet me pushetin e djeshem qe Drejtesia e re ka deklaruar se po e heton

        2. T
          Titvasi

          Gazetar cari i mbaruat pyetjet ne Shqiperi tani na dini se çfare behet edhe ne Kosove ,muaj tjeter ne Maqedonin e veriut ,me pas ne Mal Zi ,ne europe ,ne Amerike ,ne Afrike ,ne Azi , ne Ameriken latine keni kohe qe po gjeni gjithe vrasjet e kontrabanden e droges .nuk dole nje here te pyesesh nga i mori parate per vila ,Non Grata ,Flamur Noka ,Ilir Meta ,Tabaku ,ne Lalz ? jeni tamam kazan diç ju ka thene dikur Rama

          1. L
            Linda

            Sa njerez budallenj qe mban kjo toke me komente tjeter per tjeter. ????????‍♀️????????‍♀️????????‍♀️????????‍♀️????????‍♀️

            Lini një Përgjigje