Vrasja e Liridonës, reagon babai i njërit prej të dyshuarve: Nëse e ka vrarë Graniti, ai është i vdekur për mua

5 Dhjetor 2023, 15:46Rajoni TEMA
Vrasja e Liridonës, reagon babai i njërit prej të dyshuarve:

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”. 

Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator.

Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar. Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu.

Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava në një intervistë për media. 


Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës. 

1 Komente

  1. N
    Nje prind

    Eh mor te shkrete cte ben femija sta ben Perendia thoshin te paret !

    Lini një Përgjigje