“Liridonën dhe Naimin i njohu Pacolli”, ish-presidenti i Kosovës tregon pse mungoi në varrimin e 30-vjeçares!

5 Dhjetor 2023, 10:41Rajoni TEMA
“Liridonën dhe Naimin i njohu Pacolli”, ish-presidenti i

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, dhe spekulimeve që janë hedhur në lidhje me mungesën e tij në ceremoninë e saj mortore.

Pacolli shkruan në 'Facebook', se nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore për shkak se ndodhet në një vizitë në Lindjen e Largët, ndërkohë që njerëz të afërt të tij qëndrojnë pranë familjes së Liridonës.

Reagimi i Behgjet Pacollit:

Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.

Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët. Familjaret e bashkëpunëtoret e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Nje foto 1000 fjale......i dashuri i Najemit qeka Pacoll Buxhet.... hahahaha.

    Lini një Përgjigje