Sllovenia ndryshon qeverisje; Ikin marksistët propalestinezë, vjen trumpisti Janez Jansa

22 Maj 2026, 20:21Rajoni TEMA
Sllovenia ndryshon qeverisje; Ikin marksistët propalestinezë, vjen

Lideri i së djathtës nacionaliste në Slloveni, Janez Jansa, u zgjodh sot kryeministër nga parlamenti i vendit, falë një marrëveshjeje për koalicion pakice dhe mbështetjes së brishtë të një partie proteste.

Për rikthimin e tij në pushtet votuan 51 deputetë, ndërsa 36 votuan kundër, nga 87 ligjvënës të pranishëm në parlamentin prej 90 vendesh.

Jansa, një admirues i presidentit amerikan Donald Trump dhe figurë e njohur e së djathtës sllovene, rikthehet kështu në krye të qeverisë për mandatin e tij të katërt, pas zgjedhjeve parlamentare të marsit që prodhuan një rezultat shumë të ngushtë dhe javë të tëra negociatash për formimin e qeverisë.

Zgjedhja e Jansës sinjalizon një zhvendosje të politikës sllovene drejt së djathtës, pas katër vitesh qeverisjeje të kampit liberal të drejtuar nga Robert Golob.

2 Komente

  1. L
    Lexues i Gazetes TEMA

    Çfarë është ky titull idiot: "marksistët propalestinezë"?????????? Edhe Gazeta TEMA bëhet burie e të djathtës hitleriane????????

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agimi

      Gazeta Tema në kohën e fundit e ka humbur kompasin.Lundron nëpër ujra të turbullt?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje