Sot Samiti i Berlinit - Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

22 Tetor 2025, 08:26Rajoni TEMA
Sot Samiti i Berlinit - Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit

Këtë të mërkurë, më 22 tetor, kryeqyteti britanik do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor: Samitin e Berlinit. Një takim i nivelit të lartë që mbledh së bashku liderët e gjashtë vendeve të rajonit me përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.

Këtë vit, samiti fokusohet në këto tema: siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe çështjet e migracionit. Të pranishëm në Londër do të jenë, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të ndajnë të njëjtën tryezë për herë të parë pas një serie polemikash publike lidhur me zhvillimet e fundit në Tiranë dhe qëndrimet mbi Gjykatën Speciale.

Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele diskutimi ku liderët e rajonit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalë në të dy sesionet: i pari i përkushtuar ndaj ambicies strategjike, dhe i dyti ndaj temave si rritja ekonomike, menaxhimi i migracionit dhe siguria.

Përveç diskutimeve, gjatë takimit do të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për koordinimin energjetik, një prioritet ky gjithnjë e më i rëndësishëm në kontekstin e sfidave globale të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.

Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit zhvillohet ky samit, është një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, përmes thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së reformave strukturore.

1 Komente

  1. E
    ERTV

    Eh merr artist, pikturist, Kiu-Fiu ist! Nuk të morrëm vesh asnjëherë me këto pabythësitë e tua. Shkon në Berlin (Dhe mirë bën). Por se kuptuam nqs processi i Berlinit kalon nga "Ballkani i Hapur". Me të vërtetë!? Çfarë u bë me processing e Ballkanit të "Shqyer". Eh, merr artist pikturist të gjeti si Koçi tek "Zonja nga Qyteti". Ballkanit i Hapur, I shqyer, I shpartalluar, I zgjeruar ... Ishte kryevepra e jote politike !!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje