Studentët shqiptarë në Shkup sërish në protestë për gjuhën, Lorik Cana u del në krah: E drejtë e fituar me sakrificën e paraardhësve

15 Maj 2026, 17:40Rajoni TEMA
Studentët shqiptarë në Shkup sërish në protestë

Më 18 maj një tjetër protestë është paparalajmëruar në Shkup, për të kërkuar të drejtën legjitime të studentëve shqiptarë për të bërë në gjuhën shqipe provimin e jurisprudencës.

Thirrjes për t’ua bashkuar kësaj proteste i është përgjigjur edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana.

“Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit; kur ajo mohohet, mohohen të gjitha të drejtat për barazi, zhvillim dhe përkatësi! Ne nuk pretendojmë asgjë më shumë sesa atë që kemi fituar nëpërmjet sakrificës së paraardhësve tanë dhe të drejtës sonë të studiojmë në gjuhën tonë etnike, autoktone dhe shtetformuese. Bashkohu dhe ti”, shkruan Cana duke kërkuar sa më shumë mbështetje.

8 Komente

  1. M
    Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

    Keto jane tone qe te cojne ne nje perplasje te armatosur dhe zgjuarsia e nje politikani eshte shmangja e tyre gje qe do te jete e pashmangshme ne dekadat qe do te vijne. Rekomandimi i im eshte lárg duart nga Maqedonia, mjaft keni shkaktuar gjakderdhje ne Ballkan, nuk mund te behet gjuhe zyrtare gjuha e cdo minoriteti qe jeton ne nje vend

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paqedashësi

      Jam plotësisht dakord me komentin tuaj diplomat Muçi! Të përshëndes!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muli

      Respekt studenteve dhe Lorikut!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Refreni

        Drejtesi per Gjuhen Shqipe, jo Politike.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bashkimi për drejtësi

          Student të nderuar e keni rastin historikë të mbroni të drejtën tuaj njerëzore të vete dhe për kombi tonë të garantuara me Konventa ndërkombëtare. Mos nguroni të kërkoni te drejtën tuaj bashkë me qytetarë dhe jo vetëm prej Mickoviskit. Por, në radhë të parë nga VVLAN aleatit famëzi të regjimit Maqedonas që po e terrorizon kombit dhe dhunonë demokracinë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Për folkronacionalistët

            Habitem me këta folëklornacionalist të anëve tona! Po si mund të shërbejë një i dipllomar në jurisprudencë në gjuhën maqedonase kur nuk e zotëron gjuhën e 80% të qytetarëve atij shteti?! Gjuhën shqipe më duket s'ja ka mohuar kush! Në rradhë të parë është detyrim, qe të flasësh gjuhën e shumicës sidomos në institucionet shtetërore! Me gjithë atë shqiptarët si faktor "stabiliteti" në ballkan do bëjnë si gjithmonë...!! Se kemi politikan të tipit Majko dhe njerëz publikë qe nacionalizmin e kan si strehë të fundit!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skupi

              O i pjerdhur folkl…..shqiptarët janë popullsi autoktone dhe janë Gati 40% .Shqiptarët e dinë gjithë maqedonishten,kurse maqedonët as mirdita nuk duan të thuan në shqipë. Edhe në monizëm ai maqedon që donte shqip të fliste,kurse tash e kanë për patriotizëm kush nuk e përdor dhe diskriminon shqipen,kush e hekë ku është shkruar diçka në shqipë, se më tabela dhe mbishkrime shqipë harroje….

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maqedonasi autokton

                Ti me nixkun "Skupi" as shqipen s'e flet mirë, jo më maqedonishten! Arsyet janë të shumta, po më kryesore është se, jeni inferiorë në atë shtet multietnik! Dhe kur i nxjerrë shqipëtarët 40% gënjeni veten...! Po të kujtoj vetëm 100 mijë shqiptare të legalizuar në Maqedoni, nga presidenti Gligorov mbas shpërndarjes të Jugosllavisë! Shqiptarët në Maqedoni kanë aq të drejta, sa nuk ka asnjë pakicë në Ballkan! Prandaj mos kërkoni qiqra në hëll.

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje