“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

14 Maj 2026, 14:20Rajoni TEMA
“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbështet protestën që do të mbahet në Shkup më 18 maj, në solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa ka shpërndarë banerin e protestës, në mesazhin e saj Tabaku vë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke vënë theksin te gjuha amtare, identiteti dhe dinjiteti njerëzor. Ajo po ashtu nënvizon se mbrojtja e gjuhës amtare nuk është vetëm një çështje politike, por një çështje dinjiteti njerëzor.

“Ka momente në histori kur një popull nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon favore. Kërkon vetëm të drejtën për të qenë vetvetja. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë të drejta që nuk mund të zhbëhen, nuk mund të relativizohen dhe nuk mund t’u hiqen nga askush. Kur takova Mevlanin para disa javësh në Tiranë, pashë tek ai jo zemërimin e një njeriu të revoltuar, por qetësinë dhe dinjitetin e një patrioti që lufton për diçka themelore: të drejtën për gjuhën amtare. Për të drejtën që një njeri të flasë gjuhën e nënës së tij pa frikë, pa paragjykim dhe pa u ndjerë i huaj në vendin e vet”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

“Sepse gjuha nuk është vetëm komunikim. Është kujtesë. Është identitet. Është historia që një popull ua lë brezave. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohen si qytetarë pa identitet dhe pa rrënjë. Europa që ne besojmë nuk ndërtohet duke heshtur përballë padrejtësive të vogla që me kohën bëhen plagë të mëdha. Integrimi europian nuk mund të jetë një fasadë që fsheh rrëshqitje drejt nacionalizmit apo cenimit të të drejtave themelore. Prandaj mbrojtja e gjuhës amtare nuk është vetëm një çështje politike. Është një çështje dinjiteti njerëzor. Dhe protesta për këtë të drejtë është jo vetëm legjitime, por e drejtë. Një të drejtë që e mbështes me bindje të plotë”, shprehet ajo.

6 Komente

  1. A
    Al

    Vetem ti jo se i tradhton studentet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nikolla

      Ate pune e ka zgjidh Ali Ahmeti. Ai ashte garant i saj, e kka deklaruar publikisht se e ka futur ne kushtetuten Maqedonese dhe merita e vetme i takon BDI se Aliut. Kerkojeni llogari ose dergojeni ne gjyq per mashtrim. Edhe kur tha Albin Kurti se kjo nuk ashte ne kushtetute, doli Aliu dhe tha nuk ka lojra me gjuhen shqipe. por nuk permendi kushtetuten se nuk permendete gjuhen shqipe kushtetuta .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al

        Vetem ti jo se i tradhton studentet.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tabaku, nje zuske e Saliut kriminel

          Tabaku eshte nje zuske e dalluar antishqiptare. Ajo eshte dora e djathte e Saliut gjakatar.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptarja me e urryer ne Ballkan kjo Tabaku

          O Tabaku, po PD dhe LVV, pra Saliu dhe Kurti jane me Mickovskin, mos e ke haruar kete, apo don qe Saliut te te beje publike dosjen tende plot pislleqe qe ai ka per ty moj grua maskareshe?!

          Përgjigjjuni
          1. @
            @.

            Mihoooneee gam gam. Kjo esht Nepërkë me 7 gjuhë. Motra e Gone gamgamit dhe legenmbajtesia e familjes kriminale, antishqiptare, vrastare, shpellare me damkë NON GRATA nga SHBA -të dhe GB. Kjo surat shpëlarë nxin vendin e vet neper zyrat e Evropes. Tani interesohet per shtepin e tjetrit kur te veten e ka shkrumbuar. Ideologji berishiste « dhit nga goja ç’të duash se diçka do ngelet » Mendoj se kjo esht zevendesja me e bindur e Salplehut. Po ri o lumadhe se duke u hedhur hu me hu do i besh dem vetes. Femer smirzezë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje