REL: SHBA i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

14 Maj 2026, 15:10Rajoni TEMA
REL: SHBA i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë./rel

8 Komente

  1. L
    Lani

    Posi duhen shit mbeturinat

    Përgjigjjuni
    1. s
      sexologu

      me 14 mln euro kosova vetem dildo ble. po ta mendosh ju duhen duke qene se i kane "te varura"

      Përgjigjjuni
    2. K
      Ky nuk eshte lajm serioz

      Lajm idiot, sepse me 14 milione USD blihen vetem nja dy helikoptera per zjarrfikesit. Fakti eshte se defacto Kurti e VV jane nongrata per Ameriken. Kjo eshte arsyeja kryesore pse Gjermania eshte pro Kurtit, gje qe me largimin e Merz nga pushteti do ndryshoje qendrimin gjerman ndaj Kosoves te qeverisur nga proserbi Kurti.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtaraku

        14 milione dollare lidhese kepucesh blien. Suksese trimave pas pilafi te Kosoves.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arsimtari

          Shqiperia ka rene ne gjume me kryeministrin Rama! Vellazerit tane jane mesuar,ta mbajne ne qafe;here Greqine,here Serbine,Italine dhe Austrine! Ndersa,per tokat e okupuara,te ndara nga ky trup,nuk ju ha palla! Lexues,pyeteni Serbine çfare do te kishte bere po te ishte ne vend te Shqiperise,per bashkekombasit e vet qe padrejtesisht i ndane fuqite vendimmarrese te Evropes dhe Botes?!

          Përgjigjjuni
          1. Hakiu

            Shume sakte i nderuar,Shqipnia moti eshte ne gjume te thelle.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poeti

              E kam fajin une valle kur recitoj: Kosovar o Kosovar, ne vend te trurit ke nje kar

              Përgjigjjuni
            2. f
              five company

              Evropa i akordoi Kosoves 60 miljon € nga .. Banka europiane e zhvillimit me seli " tek 21"... USA, " me nje vrap.." hartoi projektin per ricikluar fondin...Me kuptoni se ku e kam kendveshtrimin e riciklimit te fondeve dhe % se fitimit??! Serbia, per qytetaret e vet??! E perse duhet une te vras mendjen per Serbine??! Kur e pyeten Vucic kur ka lindur Stalini?? Vucic u pergjigj: " Ne kohen kur u hartua projekti per Gulagun, tek " 21 Dhjetori"!!?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje