Marta Kos viziton sot Kosovën, takime me Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin

15 Maj 2026, 08:30Rajoni TEMA
Marta Kos viziton sot Kosovën, takime me Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare, Kos do të pritet fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më pas, komisionerja europiane do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në orën 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kjo vizitë shënon udhëtimin e parë zyrtar të Marta Kos në Kosovë që prej marrjes së detyrës si komisionere për zgjerim në vitin 2024.

Ajo kishte planifikuar të vizitonte Kosovën më 12 mars, por vizita u anulua për shkak të zhvillimeve politike të asaj periudhe, kur presidentja Vjosa Osmani kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

2 Komente

  1. M
    Marta Kos nuk ka pune ne Prishtine

    Marta Kos po tregon se eshte laraske vertet. Kosova eshte ne periudhe zgjedhjesh, dhe BE duhet te rrije larg. Po sikur Serbia e Rusia te bejne vizita ne Prishtine si Marta Kos? Do thartohej BE, kuptohet. Opozita duhet ti thote zonjes Kos te rrije larg nga Prishtina per disa jave!

    Përgjigjjuni
    1. n
      nis e sos

      Kos Marta, kos Kosova!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje