
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha të dielën se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup prej rreth 30 personave të armatosur dhe maskuar në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik.
Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilit i kemi konfiskuar”, tha Sveçla të dielën.
Svecla mendon se sulmi terrorist ishte nje dimensional. Ne thelb ai eshte shume dimensional i perpiluar nga Putini dhe Vuciqi. Duhen kohe dhe koka te tjera per te spjeguat djallezite serbo-ruse.
Ashtu siç u pregatit u.ç.k-ja ne shqiperi, çfare ka ketu per te zbuluar, serbi do qe te jetoje nen serbi, ashtu siç nuk do kosovari te jetoje me serbin, eshte reciproke. Mepahir nuk mbahet nje popull, zgjidhja me e drejte do ishte kembimi i teritorevet.