Tensionet, Greqia çon Turqinë në OKB

26 Maj 2022, 20:30Rajoni TEMA

Tensionet, Greqia çon Turqinë në OKB

Athina zyrtare nuk ka më durim sa i përket fërkimeve të fundit me Turqinë dhe hapi i radhës diplomatik i ndërmarrë, është ai i një letre zyrtare të dërguar karshi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, mbi pretendimin se Ankaraja “po i cenon sovranitetin territorial”.

Çështja në fjalë ka të bëjë me pjesën lindore të ishujve në Detin Egje. Pala greke, veprimeve të fundit turke i referohet si “armiqësore” dhe “revizioniste”.

“Greqia i bën thirrje solemnisht Turqisë që të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, veçanërisht nëpërmjet pohimeve të pabaza dhe historikisht të rreme (dhe) të përmbahet nga kërcënimi i Greqisë me luftë”.

Kështu shkruhet në letrën e firmosur nga përfaqësuesja e përhershme e Athinës në OKB, Maria Theofili.

Një rikthim i tensioneve mes dy vendeve në fakt, ka qenë shqetësim i madh për gjithë rajonin.

Përshkallëzimi i situatës rifilloi në fund të vitit 2020, kur palët nisën kërkime për naftë në zonën e Mesdheut Lindor.

Ky konfliktim ekonomik, mbart edhe një bazë të hershme konfliktimi (edhe) social, mbi një pjese të ishujve grekë e mbi të gjitha mbi ndarjen e Qipros, popullsia ishullore e të cilës është gjysmë greke dhe gjysmë turke.

Nga pala turke ndërkohë, është kërkuar më parë që Greqia të çmilitarizojë ishujt e saj lindorë. Këta të fundit, kanë fituar sovranitetin si ishuj grekë në bazë të disa traktateve të shekullit të XX-së.

Mirëpo, nga pala greke, argumentohet se kërkesa turke është keqinterpretim i gjithë marrëveshjeve e traktateve.

E gjithë kjo, kur të dy shtetet janë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s.

Ndaj, një frymë armiqësore midis tyre, mund të rezultonte edhe fatale për gjithë Ballkanin, pasi mund të nisë një konfliktim të nivelit të lartë.

Mbi të gjitha, kur nuk kanë munguar edhe fluturimet e avionëve ushtarakë (kryesisht turq), në hapësirën ajrore të vendit fqinj.

Tashmë ajo çfarë pritet është një përgjigje konkrete nga ana e OKB-së dhe mundësia për ndërmjetësimin e dialogut mes qeverive përkatëse.

4 Komente

  1. A
    Alex

    shkoni merjani ne goje Amerikes tani o Greqi tju mbroje nga Turku se vute sanksione kunder Rusit le te shikojme prostituimin brenda Natos tani

    1. K
      Klimax

      Interesat amerikane në Greqi janë aq të mëdha sa në këtë periudhë është SHBA-ja që po i bëjnë "lëpirje" Greqisë. Fakti se si e pritën kryeministrin grek në Amerikë, fjalimi i tij në Kongresin Amerikan, ngritja në këmbë dhe duartrokitjet e republikanëve dhe demokratëve së bashku tregon mbështetjen që Amerika ka për Greqinë. Në të njëjtën kohë është kjo Amerikë që vazhdon embargon ndaj Turqisë, një vendi në NATO që çuditërisht me marrëveshjet dhe aleancat e bashkëpunimit me Rusinë në vitet e fundit po kërcënon sigurinë dhe paqen në rajon dhe më gjerë. Në qoftë se Turqia në këtë situatë do të provokojë ushtarakisht sovranitetin e ishujve grekë të Egjeut, atëhere nuk flitet më për një konflikt rajonal, por për shpërthimin e Luftës III Botërore. Dhe aleancat më duket se janë plotësisht të qarta.

      1. K
        Kkkk derri i Sulltonit me bucet e Athines ne harem

        SHBA te "hajne" m....i kemi pare keto vitet e fundit se si jane telendisur....prit sa tja "plasi" edhe Kina ne Tajvan....dhe pastaj te "hapet" b....ne Egje po pati bithe...aty i ka edhe Turqine edhe Putinin.....neqoftese SHBA ka "dale duarsh" te rrezikoj nje goditje atomike sepse duhet ti dale ne krah nje Shteti problematik e grindavec di Greqia..atehere per "hajer" i qofte....por nuk e merr mendja qe SHBA funksionon ashtu e kemi pare edhe here te tjeea sidomos ne Qipro....prandaj Greqia ben mire te mos "hapet" bithesh por te mesoj nga e kaluara..se kesaj "rradhe"....do ta fshijn nga harta...

    2. D
      DETI JON

      Per çeshtjen e detit qeveria Berisha dhe qeveria Rama vune per interesat e tyre ne ankand Kufijte Detare te Shqiperise te percaktuar me Protokolle Nderkombetare Paris dhe Firence perpara 100 vjetesh. SHTETI GREK VEPRON PER INTERESAT E VETA ME 2 STANDARTE TE KUNDERTA. 1-STANDARTI QE I INTERESON ME SHQIPERINE: Obligon qeverite vasale antishqiptare te ndryshojne Kufirin e Percaktuar Detar perpara 100 vjetesh ne Paris e Firence qe te ndryshohet perseri Kufiri Detar Shqiperi-Ishulli Korfuz tani ne Gjykaten e Hages. Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Shqiperia ka te drejte krahasuar me ishullin korfuz dhe tre shkembinjte ishullor dhiapontiqia. 2-STANDARTI QE I INTERESON ME TURQINE: Dergon letra ne OKB, USA, Europe, France, Gjermani qe Turqia mos te vere ne diskutim Kufirin Detar Turqi-Ishujt Grek sepse eshte percaktuar me Marreveshje Nderkombetare te Lozanes perpara 100 vjetesh. Zona ekonomike ekskluzive (ZEE) eshte rrjedhim i Kufirit Detar te percaktuar dhe Shellfit Kontinental ku Turqia ka te drejte krahasuar me ishujt grek. SEPSE SHELLFI KONTINENTAL (PLATFORMA KONTINENTALE) GJITHNJE ESHTE ME E MADHE PREVALON MBI ATE ISHULLORE. PER TA PERCAKTUAR SAKTESISHT KA SPECIALIST: (TOPOGRAF, GJEOLOG, GJEOGRAF, MATEMATICIEN) QE TA PERCAKTOJNE KONKRETISHT SIPAS RELIEVIT KONTINENTAL NENDETAR. POR TE NDRYSHOSH KUFIRIN DETAR TE PERCAKTUAR ME PROTOKOLLE NDERKOMBETARE, NE NJE GJYKATE NDERKOMBETARE NE HAGE, SEPSE TE DETYRON GREQIA DHE I INTERESON GREQISE, KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE NDAJ SHQIPERISE.

      Lini një Përgjigje