Vuçiç e Plenkoviç kapen me njëri-tjetrin: Kroacia s'na tregon dot ne serbëve se ç'duhet të flasim

25 Maj 2022, 13:19Rajoni TEMA

Vuçiç e Plenkoviç kapen me njëri-tjetrin: Kroacia

“Takimi ishte tejet i shkurtër” tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kur u pyet për takimin me Kryeminstrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, pas deklaratave të fuqishme që u bënë mes dy shteteve në lidhje me aktakuzën ndaj katër ish-gjeneralëve kroatë për krime të pretenduara të luftës ndaj civilëve serbë në vitin 1995.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, të martën tha se “Serbia po luan me zjarrin dhe një gjë e tillë do t’u kushtojë” me bllokim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sjellja e kroatëve është shembull se si disa në BE mendojnë se vetëm për shkak të shtegun evropian, mund të përcaktojnë atë çfarë mundet e çfarë nuk mundet të thotë Serbia”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

“Kroatët mund të mendojnë se kanë të drejtën të përcaktojnë çfarë duhet të themi e çfarë jo. Ish-lidershipi serb nëpërkëmbej para tyre, dhe sa më shpejtë që dikush nuk është si ata dhe tregon se i respekton viktimat e saj, por gjithashtu edhe kërkon drejtësi për fëmijët e vrarë serbë në Kroaci, atëherë ata menjëherë bëhen armiqt më të zinj”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb tha se njëjtë si kushtëzimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, njëjtë Kroacia synon të kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë në BE.

Gjithashtu, tha Vuçiç, “nëse çmimi i anëtarësimin në BE është të ripajtohemi me vrasësit e fëmijëve tanë, Serbia nuk e pranon atë”.

Lini një Përgjigje