Ambasadori i MV-së në Shqipëri: Nuk duam të ndahemi në rrugëtimin evropian

24 Maj 2022, 18:07Rajoni TEMA

Ambasadori i MV-së në Shqipëri: Nuk duam të ndahemi në

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Shqipëri, Dancho Markovski, ka deklaruar se RMV-ja nuk dëshiron të ndahet nga Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai në një deklaratë për mediat ka theksuar se shtetet e meritojnë të dyja integrimin dhe procesin duhet ta ndjekin bashkarisht.

“Duam të arrijmë me Bullgarinë një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme . Lidhur me deklaratën e Ramës, mund të them se ne po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe në këtë moment ne jemi bashkë”, u shpreh ambasadori.

Ai gjithashtu u shtoi se Shqipëria dhe RMV-ja i kanë mbaruar detyrat dhe procesi nëse do të ndahet apo jo ngelet për tu parë.

“Komisioni Evropian ka thënë disa herë që janë përmbushur kushtet por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën”, përfundoi fjalimin e tij Markovski.

Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nëse KE nuk i jep zgjidhje problemit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut deri në qershor, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen.

Lini një Përgjigje