"Serbia në favor të një zgjidhje kompromisi përmes dialogut me Kosovën"

23 Maj 2022, 15:06Rajoni TEMA

"Serbia në favor të një zgjidhje kompromisi përmes

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është shenjë e keqe për Serbinë, tha president serb, Aleksandër Vuçiç.

Serbia është në favor të një zgjidhje kompromisi përmes dialogut me Kosovën, tha Vuçiç.

“Sigurisht se kërkesa e Prishtinës [për anëtarësim në KiE] është shenjë e keqe për neve, por po ndërmarrim të gjitha masat dhe hapat për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, tha ai.

“Ne jemi në favor të dialogut dhe zgjidhje kompromisi, por jo të poshtërohemi dhe ashtu siç imagjinojnë shtetet perëndimore që ne të zgjedhim, që të na godasin me shkopinj më të të fortë e më të trashë […] Le ta harrojnë”, ka thënë Aleksnandër Vuçiç, raportoi b92.

Rreth takimit me ambasadorin ameirkan në Beograd, Christopher Hil, Vuçiç tha se nuk është “befasuar” për asgjë.

“E di çfarë mendojnë, e dinë çfarë mendoj, dhe nuk ka befasi. Kjo do të thotë që ne nuk pajtohemi në atë çështje, dhe ne flasim haptazi për këtë. Jam falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen ndaj Open Balkans”, tha presidenti serb.

Mes tjerash Vuçiç kundërshtoi që Kosova të ketë ushtri të saj referuar Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurisë.

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Ata te Kosoves duhet te jene me agresive ne denoncimet e poltikes millosheviciane te Vuqiqit. Nuk kishte se si te dilnin ndryshe Serbia e Vuqiqit ,pas presionit direkt,e situates gjeopolitike jo te favorshme,por kjo nuk dote thote qe ai te heqe dore nga politika e tij e vjeter,- fjale pozitive qe duan te degjojne nderkombetaret,provikime avdalleve tane qe te ngaterrohen ne kembet e veta,e akuza direkte Kosoves qe nuk do paqe,nuk do kompromise,eshte e pa besushme e te tjera, qe i kemi pare gjare ketyre viteve nga sistemi Vuqiq.Kjo dalje i duhet per te perfituar kohe ,deri sa situata te qetesohet nderkombetarisht,prandaj per mendimit tim,Kosova sot,duhet te investoje risurset me te mira qe ka,qe te mos biere ne gracke e te mos favorizoje asnje cm qellimet e Vuqiq,por te shfrytezoje ne maksimum shqetesimin e perendimit te koheve te fundit, per rusofilizmin e serbise se Vuqiq.

    Përgjigjjuni
    1. Visi

      Këto thuaja Ramës,që prej se ka filluar lufta në Ukrainë është shndërruar në avokatin e Serbisë,në vend se ta shfrytëzonte këtë situatë në favor të Kosovës si "vëllezër" që jemi.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elbasani

        Visi@ ah ju more te mjere ju ju ka ngelur ora ne Rama vetem vrer villni nga goja per Ramen..Boll na cat trapin me me keto patriotizma fallso..ngelet akoma ne anadoll more nuk u bete kurre njerez ju kosovaret.!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje