"Brukseli dhe Uashingtoni të pakënaqur me Kurtin rreth dialogut"

22 Maj 2022, 16:04Rajoni TEMA

"Brukseli dhe Uashingtoni të pakënaqur me Kurtin rreth

Agjensioni serb i lajmeve “Beta” shkruan se nga burimet e tyre në Bruksel “mësojnë” se BE dhe ShBA janë “tejet të pakënaqur” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe se atij i faturohet faji për “pengimin” e dialogut, raportoi Danas.

Pavarësisht presioneve të ushtruara edhe nga zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, sipas këtij mediumi, Kurti megjithatë ka refuzuar “të dorëzohet”.

“Zyrtarët në institucionet e BE-së dhe të shteteve anëtare kërkojnë që autoritetet e Kosovës në mënyrë substanciale të rinojnë dialogun me Beogradin, dhe e bëjnë tejet të qartë që as Serbia e as Kosova nuk mund të bëjnë progres drejt integrimeve në BE pa progres të prekshëm në normalizimin e marrëdhënieve në formën e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtarisht të njohur”, tha agjensione i lajmeve serbe “Beta” se kanë mësuar nga burime diplomatike evropiane.

Ky agjension serb i lajmeve thotë se “Institucionet e BE-së dhe qeveritë evropiane janë tejet të pakënaqur me Kryeministrin Albin Kurti, i cili pavarësisht të gjitha arsyeve të deklaruara, në mënyrë këmbëngulëse refuzon të pranojë rinimin e marrëveshjeve të arritura në dialog”.

Më tej “Beta” thotë se burimet e tyre në Bruksel u kanë thënë se “edhe pse zyrtarët amerikanë i kanë bërë shumë presion, Kurti nuk dorëzohet”.

“Tani edhe BE edhe Uashington-u kanë ardhur në përfundim që Kurti është ai që po e pengon dialogun”, thotë mes tjerash ky medium.

Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë në ngërç për një kohë të gjatë ndërsa veçanërisht karakteri i saj ka ndërruar substancialisht me të ardhur në krye të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Kurti kaherë në diskursin e tij ka thënë se me të “koncesionet dhe kompromiset” janë shpenzuar me pakon e Ahtisarit. Çfarë Kurti kërkon është që “njohja e Kosovës të jenë në qendër të çdo marrëveshje me Serbinë”.

Për arsye të refuzimit të Serbisë që në “asnjë mënyrë” të mos e njohë Kosovën, dhe kërkesës së Kurtit që kjo gjë të jetë “në qendër të çfarëdo bisedimeve me Serbinë”, dialogu mes dy vendeve ka mbetur në ngërç ku asnjëra palë nuk lëkunden nga pozicionet e tyre.

5 Komente

  1. L
    Lazy

    Po na servir dhe gazetat e serbise tani more Mero fshatari?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Ky "agjencioni "Beta"" ka ndonjë informacion se ku u ka ngecur serbëve vrasja e veglës së tyre zvicerane, që "zbuloi" trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-s? Do ta lënë pa kryer këtë detyrë sepse kanë sajuar ndonjë gjë tjetër më të rëndë për të fajsuar Kosovën, apo do t'i shkojnë deri në fund vrasjes që kanë planifikuar. Presim lajme nga "agjencioni "Beta". E falënderojmë praprakisht pë mirëkuptimin.

      Përgjigjjuni
      1. n
        n

        meqe e thone serbet Kurti eshte ok

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ishi i ZaKaroves

          E thone dhe patronazhistët kshu që është dyfish ok...! Pushka top baca Albin!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Abdylaqim Kristoforidhi

          Atyre që i "kënaqshin" brukselin dhe grenelin me sjelljet e tyre prej injoranti politik, ua dha përgjigjen populli në zgjedhjet e para një viti. Përse duhet vajtuar ata, që bënë marrveshje me serbinë, të cilat tani albini vështirë e ka ti çbëj dhe po këta tani pallin, "nuk guxon albini të pranoj asociacionin", thuajse se albini ishte ideatori. Ku është Isa Dhompiri që nënshkroi marrveshjen? Ku janë komandantët që i detyruan partizanët e tyre të votojn në parlament?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje