Me kë është Beogradi, me Perëndimin apo me Moskën?

24 Maj 2022, 10:28Rajoni TEMA

Me kë është Beogradi, me Perëndimin apo me Moskën?

Për sociologun serb, Vladimir Vuletiç, Serbia nuk është as me perëndimin e as me Moskën, por e ndjek rrugën e saj, e cila merr parasysh në radhë të parë interesat nacionale të Serbisë.

Sipas tij, ambasadorët e shteteve të huaja shprehin qëndrimet e vendeve të tyre, siç bëri ditë më parë ambasadori amerikan, Hill, duke thënë se “nuk ka rrugë të tretë për Serbinë, por vetëm zgjedhje mes Lindjes dhe Perëndimit”.

“Jo vetëm ambasadori amerikan, por edhe ambasadorët e fuqive të mëdha shpesh dinë të na tregojnë në mënyrë më të mprehtë se cili është pozicioni i vendit të tyre dhe çfarë pritet nga ne”, shpjegon ai.

Sipas tij, Serbia ka zgjedhur rrugën e saj, e cila nuk është duke ndjekur atë që dëshiron Perëndimi apo atë që pret Moska.

“Interesi i Perëndimit nuk është të eliminojë Rusinë, por ta bëjë atë të luajë me rregullat e Perëndimit. Politika jonë e deritanishme ka qenë një politikë që merr parasysh në radhë të parë interesat e Serbisë, që do të thotë se keni bashkëpunim me të gjithë ata që nuk na rrezikojnë në asnjë mënyrë”, ka shtuar ai.

Lini një Përgjigje