
Nuk ka asnjë dyshim që në vizitën e tij në Beograd kancelari gjerman Olaf Scholz do të kërkojë nkohjen e Kosovës nga Serbia, ka thënë ish-ambasadori serb në Berlin, Ognjen Pribicevic.
“Do të ketë këmbëngulje që vendete e Ballkanit, veçanërisht Serbia, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sa më shpejtë, dhe fakti është se Shtetet e Bashkuara kanë edhe fuqi edhe interes dhe do ta shtyjnë këtë proces dhe vendet e Ballkanit në BE”, ka thënë Pribiçeviç, raportoi Danas.
Scholz në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte deklaruar se përparimi në dialog mes dy vendeve është i rëndësisë së madhe sa i përket paqes dhe stabiliteti të Evropës Juglindore.
Njohja e Kosovës nga Serbia është gjithsesi pjesë e dialogut për normalizim tëmarrëdhënieve mes dy vendeve, kishte deklaruar kancelari gjerman.
““Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, kishte thënë Scholz.
Kurti, në anën tjetër, pati deklaruar se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit” të negociatave me Serbinë.
Kryeministri kishte deklaruar Kosova është “proaktive dhe konstruktive” në dialog dhe se po bën propozime që janë në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian.
“Ne jemi të përkushtuar për të arritur rezultate konkrete shpejt dhe në bashkëpunim të plotë”, pati thënë Kurti në konferencën e përbashkët për media me kancelarin gjerman.
Kurti, në anën tjetër, pati deklaruar se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit” të negociatave me Serbinë.... Eshte pikerisht ky "shejtanllek" i Kurtit, qe ben lodra fjalesh, qe ka vene Evropen ne pikepyetjen e madhe: Per ke punoni ju Z. Kurti????Cili jeni ju Z Sorge?".... Eshte pikerisht ky "shejtanllek" i Kurtit qe Perendimi perfundimisht i ka hequr "vizen" Kurtit dhe po perqendrohet ne Serbi per ta bindur ate qe te njohi pavaresine e Kosoves, si kusht paraprak per antaresimin e Serbise ne Evrope... Evropa perfundimisht ka kuptuar se Kurti eshte kunder bisedimeve, respektivisht ai ben punen e Vuciqit, sepse deshtimi i bisedimeve eshte strategjia e serbit... Perendimi po mundohet te bindi Vuciqin sepse, Kurti ben ate qe i thote Vuciqi... Problemi eshte ne se Vuciqi do te hyje ne Evrope, apo jo. A do heqi dore Serbia nga qendrimi ne dy karrike, apo do vazhdoje me politiken e neutralitetit, ky eshte nje problem i math... Po qe se Vuciqi do qe vertete te hyje ne Evrope me kushtin te njohi Kosoven, puna me Kurtin eshte e lehte sepse ai eshte ekuacion variabel i Vuciqit..... Kurti gjithmone eshte sjelle "si pordha" neper breke, kur ka qene fjala per bashkepunimin me Evropen dhe Ameriken dhe ne fund ka ndihmuar Serbine te na baltosi ne qe jemi ne qe nuk duam diallog...Eshte pikerisht kjo arsyeja qe Perendimi perfundimisht nuk e pyet me Kurtin dhe eshte perqendruar ne Serbi...
Ashtu Kot ,si gjithnjë ja fut kot.
Po mor po. Dialogu ka ngecur se Kurtit i duhet te respektoje marreveshjet e meparshme antikosovare te firmosur nga ishpresidenti dhe ishkryeministri meparshem, sic eshte Marreveshja per Asosacionin e komunave serbe, ku pajtohet dhe Brukseli. Kjo marreveshje eshte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese ne Kosove. Dialogun Kosove Serbi, e sabotoi Merkel qe punonte ne favor te Rusise, se Makron dhe Franca dihet qe jane me ta. Frederika Mogerini qe pothuajse doli hapur kunder Kosoves, nuk vepronte pas shpines se Merkel.
Loje maskash ne politike….!!!!!
Ju zotëri ASHTU KOT keni bërë një analizë shumë domethënëse dhe të saktë prandaj nuk është "ashtu kot" por "ashtu plotë”. Nderime të sinqerta nga unë. J
Shum shqiptar dhe analist pi donë serrbin ma shum se nanen,kjo po vrehet se jan tue sulmue kurtin shum pse nuk po ngutet me ba mrrveshje me serrbi pa dhan far ideje si te ngutet.Leshimet nete kaluren qe i ban nuk poj permen kush ketu po vrehet se kosoven vet shqiptart nukë e don si shtet te fort e funkcional por e don si vegel ne doren e tyre.