Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare.
Sipas mediave greke, vajza është me origjinë nga Serbia, dhe ndodhej aty për pushime së bashku me të ëmën.
Mendohet se vajza ka qenë duke luajtur e vetme në plazh, pak më tutje çadrës ku ajo rrinte me prindin e saj, kur është sulmuar nga ujku. Ka qenë nëna e vajzës, e cila ka sulmuar ujkun me gur për ta larguar nga vajza 5-vjeçare.
Ujku arriti ta kafshonte dhe ta gërvishte fëmijën në shpinë, por fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, Organizata Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën, ka konfirmuar prezencën e ujqervë dhe çakejve në zonë, teksa janë vendosur dhe kamera përreth për të regjistruar sjelljen e kafshëve.
Paska qene ujk i ardhur nga shqiperia.
Do te kete qene ujk malok ...
Nuk ka mundesi vertet te jete ujk grek....ujqerit greke jane gay dhe vegjetariane.Do kete qene ujk shqiptar..Ujqerit shqiptare jane kriminele,ujqerit greke jo.
Jo ore ka qene bishti qenit ose synety se ai deklarohet si kafshe e eger.