Ushtarët serbë "zëvendësohen" me ushtarë francezë në Kosovë

14 Nëntor 2023, 11:37Rajoni TEMA
Ushtarët serbë "zëvendësohen" me ushtarë

Zhvendosja e një pllake përkujtimore për ushtarët serbë të rënë në Luftën I Botërore në Kosovë, ka provokuar reagime zyrtare. Pas Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit që ka shprehur “shqetësim të madh” për zhvendosjen e pllakës nga varrezat serbe, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë serbe. 

Sipas Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, qeveria serbe e cilëson aktin në fjalë si shenjë të vullnetit të qeverisë së Kosovës për të fshirë kujtesën dhe trashëgiminë serbe në Kosovë. Qëndrim që vjen me një paralajmërim:

"Në bashkëpunim me Eparkinë e Rashkës dhe Prizrenit ne do të përdorim të gjitha mekanizmat ligjore dhe opsionet për të rikthyer pllakën në vendin e vet dhe ne po punojmë që nga dita e vandalizmit", thuhet në qëndrimin zyrtar serb.

Pllaka me përkujtimin e të rënëve serbë është zhvendosur dhe në vend të saj është vendosur një pllakë e zezë mermeri me shënimin: “Ushtarët francezë të rënë në Kosovë”, shkruar në frëngjisht, serbisht dhe shqip.

Agjencia “Tanjug” bën me dije se akti në fjalë u ndërmor një ditë para Ditës së Armëpushimit së Luftës I Botërore.

1 Komente

  1. S
    Sali Berishiq.

    Ne Kamalegdan, ne Ushce te Beogradit eshte permendorja me e madhe serbe kushtuar Frances me kete mesazh: "Na ke dashur si femijen tende, ne te duam si nenen tone". Veprimi qe pllaka me nenshkrimin "ushtaret serbe", u shkembye me "ushtaret franceze", eshte shume e goditur qe nuk ofendon shpirtin revolucionar serb. Eshte me mire te lavderohet nena se e bija, pavaresisht se ketu ka djallezi burra!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje