"I kanë thyer brinjët, ka marrë disa kërcënime nga Vuçiç", flet vajza e Nikola Sanduloviç: Babanë duan ta vrasin në burg, nuk më dhanë informacion për të

8 Janar 2024, 09:26Rajoni TEMA
"I kanë thyer brinjët, ka marrë disa  kërcënime

Klara Sanduloviç, vajza e Nikola Sanduloviç dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.

Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rëndë, por megjithatë ende nuk e di saktësisht pasi policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse  ishte ta vizitonte në burg. Ajo theksoi se autoritetet po fshehin informacionin, pasi sipas saj të atin duan të ja vrasin në burg.

“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë.

Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. 

Ata po e fshehin, ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht. Unë dyshoj se po mbajnë atë në burg se duan ta vrasin.”-tha ajo.

Mes tjerash ajo tha se babai i saj ka marrë disa kërcënime nga Vuçiç. 

“Babai im ka marrë disa  kërcënime dhe nga Alesandër Vuçiç, kështu që janë dhënë disa fakte.  Ne shkuam për një dëgjesë dhe nuk kishim mundësi ta transportonim.

Doktorët na thanë se nuk ishte në gjendje që ta transportonim. Prokuroi insistoi se duhet të rri 30 ditë në burg. Nuk besoj se është krim të vendosësh lule mbi varrin e një 7 vjeçare.

Mendoj se qeveria serbe është ajo që është duke shpërndarë lajme për urrejtje, kurse babai po bën të kundërtën, përpiqet të shpërndaj paqe dhe kjo është një nga arsyet që po mbahet në burg. Për të lëvizur babai i duhet një karrige me rrota.

Ajo që dimë është se ai është rrahur për 5 orë, dhe dimë që në anën e djathtë të tij është komplet i paralizuar. Pas rrahjes ka kaluar në një spital tjetër. I ka bërë të gjitha testet por jo testin psikologjik. Është dalë në përfundim se brinja e tij është thyer”, shtoi ajo. 

3 Komente

  1. N
    Niko

    Po vellau i vuvicit,a nuk i vjen pake gjynaf?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Nuk eshte ndonje risi e re qe po zbulohet koheve te fundit: rusia cariste dhe serbia fashiste ,e kane nji platforme te ciles i permbahen ne rrugen e tyre egxistuese me te gjitha metodat e uzurpimit,vrasjeve,cfarosjeve aneksimeve..per te kriujuar perandoria ai ato te shekullit 15.Kjo nuk e cudit as edhe nji femi i cili ka lexuar jo me shume se dy libra ::elaboratet e cubrilloviqit dhe fshesen e tmerrshme te kasapit milloshevic.Mire femit(shqiptar)po peseshja fame keqe franca nuk kane kuotuar asgje?Cmenduri.Ne kete bote zuzare jane dy krijesa utopike te cilat e kane nji platforme te perbashket: ate te kundershtareve te tyre politik,i paralizojne,i burgosin i vrasin i trembin njelloj si putini ne rusine cariste rivalet e tyre ,ashtu edhe vucici ata pak zera qe sapo fillojne te cicerojne i rrahin brutalisht,i bejne te pa afte per ardhmerine e jetes te tyre,me te njejtin qellim: keta demonet te realizojne enderrat iluzionet e tyre qe i thurin si legjenda prifterijsh ose ideolog vucice,karagjice e pi e shkires.Keqardhje per kete Nikola Sandulovic ,per torturat te shkaktuara nga nje shtet fashist ,banor i te cilit eshte edhe ai vet,qe u be kurban per te thyer bota imazhin e keq qe millosheviqi dhe vucici po vaxhdon me te njejtat metoda cfarosese.Kur shteti fashist rusoserb vepron ndaj njeriut te vet me keto djellje tortura mesjetare,e keni parasysh se si sillen dhe cfare tortura zbatojne ndaj shqiptareve,qe me shekuj jemi armiq?pasojat jane katastrofale...I deshiroj sherim Nikola Sandulovic dhe nga shembulli i keti ,dalcin zera te rij .....te shpresojme.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shmil Pollogasi

        Klara e Nderuar! Babai yt është një TRIM dhe HUMANIST VIGAN! Njerëz të rrallë si ky e kanë jetën "ndër sqetull" sic thotë populli. Personalisht, e pritja se do t´i ndodhte dicka e keqe, por jo se do ta masakronin, kisha para sysh monitorimin ndërkombëtar. Cka e bën të madhe dhe paradokse këtë akt tragjik mbi njeriun mitik, Sandullovic. Jo e ditura, e identifikueshmja - Rusia e segmentit nazi-shovenist Serbia ka mbështetjen e pakursyer të Evropës naziste, të kamufluar në teknikat e dialogut të tolerancës ndaj së keqes. Cka është Haga e Speciales antishqiptare? Një segment, ose dorë e zgjatur e Perëndimit të Demokracisë së zezë, demokracia teknike. Ndjek disa media në Skandinavi. As më të përafërtin mikrodimension të pasqyrimit të së keqes naziste-staliniste. Serbia nuk ushqehet me kurajo vetëm nga energjia shoveniste e prodhimit vendor. Ndiqni heshtjen e Perëndimit, që është miratim i së keqes mbi ne shqiptarët. Cameron është metafora serioze e kundështimit të kundërmimit e helmit të së keqes që po përgaditet ta konsumojmë. Tramp Trapi hap temat e luftës qytetare që do kishte pasur mundësi të evitohej. Kalojmë në perspektivën e kohës sonë po të përkulemi shovenizmit rusomadh, me një sërë viktimash, nisur na Abhazia, përmes Krimesë e me radhë. Ja kjo është sindroma Sandulovic, tre djemtë e rrahur e pritni më tej.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje