
Arkitektë, inxhinierë informatike, gazetarë dhe farmacistë nga Kosova, Mali i Zi, Italia etj., që morën nënshtetësinë shqiptare, u betuan edhe para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Tirana është e destinuar të rritet dhe se tashmë po kthehet në një destinacion për shumë turistë dhe mikpritës i eventeve të mëdha. Ai shtoi se “duhet te mos krijojmë ndasi populiste mes Shqipërisë e Kosovës”.
“Ky është një moment kritik për të gjithë vëllezërit dhe motrat nga Kosova, te cilët na bashkohen sot si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Unë mund të them fjalë të bukura, por nëse nuk reflektojmë, nuk kemi mësuar asgjë. Ky është një moment kritik. Nganjëherë, politika e ditës na merr përpara dhe themi një fjalë më tepër, që nuk duhet thënë; bëjmë ndonjë gjest më tepër, që nuk është i nevojshëm; mundohemi që, për të fituar 4 vota këtu dhe 5 vota atje, kalojmë në populizëm, pa e kuptuar se çfarë efekti sjell në publik”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se gjërat që na bashkojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë.
“Por, shpresoj që shtetasit e rinj shqiptarë, me origjinë nga Kosova, të jenë ura komunikimi. Ne kemi 99 gjëra që na bashkojnë. Por, nëse ka një temë që na ndan, e cila meriton të debatohet, le ta bëjmë debatin në mënyrë te civilizuar. Nëse e quajmë veten një familje, le të flasim si në familje. Besoj se kjo lloj lemze, mund të kalohet në qoftë se njerëzit, sidomos ata që e ndajnë kohën mes Shqipërisë dhe Kosovës, luajnë rolin e komunikuesit, për të përkthyer më mirë realitetin. Gjërat që na bashkojnë, janë jo vetëm më të shumta, por janë edhe më të rëndësishme, se sa cic-micet e vogla të ditës”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.
Ndërkaq, ai solli në vëmendje një lajm të mirë: Bashkia e Tiranës do të mbështesë për herë të parë Doku Fest, festivalin qe organizohet ne Prizren.
“Për herë të parë, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë e Doku Fest si sponsor sepse besojmë se kur një ‘brand’ i mirë vjen nga trevat tona, duhet mbështetur nga të gjithë. Për sa kohë që përfituesit kryesore janë një kontingjent i jashtëzakonshëm djemsh dhe vajzash, artistësh, producentësh, regjisorësh, aktorësh, që shkojnë nga Tirana, besoj se është vendimi i duhur që edhe Bashkia e Tiranës të mbështesë Doku Fest-in”, deklaroi Veliaj.
Duke komentuar ngjarjet në Ukrainë e cila u sulmua nga Rusia, fqinji i saj, Veliaj solli shembullin e Italisë, e cila ka mbështetur vendin tonë në momentet më të rëndësishme. Ai shprehu bindjen se dhe qytetarët nga Mali i Zi, që sot bëhen shtetas shqiptarë, do të kontribuojnë për të kultivuar raportin fantastik që ekziston deri më sot.
Teksa nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar që të rritet, Veliaj u shpreh se kryeqyteti shqiptar tashmë po kthehet në një destinacion për shumë turistë dhe mikpritës i eventeve të mëdha.
11 qytetarët që zyrtarisht morën nënshtetësinë shqiptare ishin kryesisht nga Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Kush po krijon ndarje ooooo Erion i fiqve.Ju politikanet e askush tjeter.Rama eshte i pari dhe ti pas tij.Ju i keni ndare drejtuesit e Kosoves ne te mire dhe jo te mire.Ju putheni me njeren pale dhe anatemoni palen tjeter.Turpi eshte me ju.
Jeni një grusht hajdutësh me të cilët ka mbetur të merren ligje anti-mafia të vendeve të ndryshme anembanë botës. Përçarje e pajtime ndër-shqiptare është një etalazh i një fuqie që kurrë s'do ta keni.
Zhgenjyese kur njerzit e Kosovës, sa ma t'pasun janë aq ma pak janë t'gatshëm me dhonë për Kosovën, e ky rast ishte nji promovim për Kosovën, e lene mo me lyp prej ktyne me bo naj sakrificë. Njerzit kanë dhonë jetën, gjymtyrtë, kanë bo burg me dekada, e ky zotnija karakter dobët s’paska pas durim me kerkesat ma normale të institucioneve t’Kosovës. Familja Lipa osht koritë. Kto le ta kenë parasysh edhe pse nga milionat e tyne, kjo nashta s'permban naj randesi. SunnyHilli, festivali i tyne vendin e ka pas n'Kosovë, edhe promovimi osht dashtë me konë për Kosovën. Kjo sjellje prapashpine për me ja gllabru nji festival me renome Kosovës, nga fundrrinat e mafias politike të poshtë Drinit, veç akt vllaznor nuk osht. Kjo sjellje ka emën tjetër,... dhe kundërmon poshtersi e ligsi. Mos t'flasim që Tirana nuk e meriton me çasjen e saj pa asnji respekte për Kosovën( shpesh e mendoj qe na n'Kosovë edhe e meritojme me u trajtu qashtu nga Tirana kulturore e politike. Kush s'ka vetrespekt! Përdorèt si Idiot i Dobishëm, Ska qysh respektohet as prej tjerëve). Se kush osht Bashkija e BH, e konfirmon edhe kjo sjellje karshi Prishtinës, n'mes negociatave, mas 2 vite qe paralajmrohet ky eviniment dhe biletat veç kanë pas fillue me u shit. Lobim i fuqishëm e punë e madhe e nëndheshme. Shumë e ultë edhe e lig nga Bashkija e Pabesisë. Në Tiranë po shkoj gratis!!! mrrena ditês!!! E n'Kosovë, pa mi dhonë 17 Ha edhe ato për 99 vite, me kushte kogja t’kufizueme për Komunën. Arroganca dhe sjellja se nuk vijë edhe pikë, pa mendue për ata mijra t’ri e t’reja flet për karakterin e dobtë të ktij zotnisë, të cilit për hir t’vertetës i shkon edhe kunderrmimi Bashkiak. Sa tokë falas ka me ia dhonë Bashkija??!! Sepse n’Prishtinë iu dha, por, n”diskutim ishte kohëzgjatja. Pse 99 vite??? Aeroporti osht me konçesion për 20 vite me tana ato investime. Po m’intereson me e dijtë Pse 99 vite e jo përshembull 29 vite??? E poshtersija e Tiranës, ..!!!! S'don koment. Megjithatë faleminderit Bashki e kundermimit. Kjo mendoj qe ka me nisë nashta nji kthjellje kosovare nga iluzionet naive e infantile.
por eshte Politika ajo qe mbasi i ndryshoj Flamurin Kosoves tenton me ane te disa Politikaneve qe i ka nen sherbimin e vet te krijoje ndarje e percarje artificiale por qe e ka te kote ,kjo krijon vetem vonesa te unifikimit si Shtet gjithe Shqiptaresh por kurr se do armiqesojne shqiptaret si ja do Mijonave qe hudh Serbi e Greku si ne Politike qe blen Politikanet si Al bin Kurti e berisha meta e bash etj Prostituta Kombetare dhe natrishte Mediet Shqiptare duke hudh Miljona nga ndihmat qe i dhuroj BE-ja pederat e gerrqis
Ka vdekë pune e bashkimit. E deshtet ju poshtë dhe ja arritët,Koqevarë e maloq e gjithfar titujsh,mos keni merak se u kry bac bashkimi. Kurrë me ju! Dredhi mas shpine e gojen e ambël. Shko n stadium t Prishtinës e e sheh bashkimin kombtar.Nese i gjen 2 flamuj kuq e zi,t'përgëzoj.Shiko mbishkrimet n'autostradë t Kosovës,mos po shef gjuhë t'unifikuar. Si i vogël e pyesja gjyshin për Shqipni e m thoshte : - Mirë e mirë ndifshim për ta e kurr me ta punë mos paqim !!!
Nuk ka dhe nuk egziston "ndasi populliste" midis Shqiptarve. Ndasin e kan vet politikanet mes tyre.
I dashur Erion :Me duket se po ecen me shpejt se sa koha!Beje detyrat e shtepise tende e pasketaj po te doli koha merru edhe me detyrat jashte shtepise.Besoj se ke shume per te bere e leri shakate e radhes,zgjedhjet erdhen dhe mos harro qytetaret e Tiranes se per ata te Prishtines ka kush mendon .Me pak fjale qendro me kembe ne toke e mos fluturo me pras ne b....the!
Po mire mo lali Eri meqe e paske merak çoju Ajola Xoxen disa dite ketyre tyrqelinjve ne Prishtine se ndoshta u ndez e behen si ty Nastradine?