Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të enjten se ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të hapet në bashkërendim dhe të mos nxisë konflikt me aleatët perëndimorë, në një qëndrim që bie ndesh me këmbënguljen e qeverisë për hapjen e saj, mes thirrjeve të Uashingtonit dhe Brukselit për shmangien e veprimeve të njëanshme.
“Por sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë dhe i luten Kosovës që të ulen bashkë, institucionet e Kosovës dhe aleatët tanë të sigurisë dhe të hartojnë së bashku planin e zbatimit i cili i merr parasysh vlerësimet e sigurisë edhe të Kosovës edhe të aleatëve tanë dhe ju siguroj që në shumicën e rasteve dërrmuese ato janë identike sepse bashkëpunojnë institucionet tona dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përbashkëta të përzgjidhet momenti më i volitshëm në mënyrë që çështja e urës dhe hapja e saj të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit por i përhershëm”, tha presidentja Osmani gjatë një vizite në komunën e Vitisë, rreth 70 kilometra në Jug të Prishtinës.
Qeveria e Kosovës thotë se hapja e urës do t’i shërbente lëvizjes së lirë dhe se nuk është kundër askujt dhe aq më pak kundër aleatëve të Kosovës. Por, vendet perëndimore kërkojnë shmangien e veprimeve që mund të nxisin tensione. Grupe qytetarësh serbë javën e kaluar protestuan kundër hapjes së urës.
Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e urës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që “mos ta ndërmarrë këtë veprim të pa bashkërenduar dhe çështja të zgjidhet me diskutime në Bruksel
“Hapja e urës për trafikun e makinave tani, rrit mundësitë për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.
Edhe presidentja Osmani shfaqi shqetësim për rrezikun e paralajmëruar.
“Ne duhet të sigurohemi që kur të hapet (ura) të mbetet e hapur dhe jo që kur të hapet të nxisë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes policisë sonë dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptar që pajtohet me një gjë të tillë. Pra të sigurohemi që gjëra të tilla të mos ndodhin, sepse ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë”, tha presidentja Osmani.
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë vazhdojnë të ruajnë praninë e tyre në zonën përreth urës. Dy mjete të blinduara vazhdojnë të qëndrojnë mbi urë duke bllokuar kalimin e automjeteve.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që çështja të zgjidhet në kuadër të bisedimeve në Bruksel.
Ndonëse kërkon bashkërendim me aleatët, presidentja Osmani tha se çështja e urës nuk duhet diskutohet në Bruksel, duke rënë kështu ndesh me kërkesat e Uashingtonit dhe Brukselit.
“E kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e hapjes së urës në Bruksel. Nuk kemi çfarë ta pyesim Serbinë", tha ajo.
Qeveria në Prishtinë thotë se kjo çështje tashmë është trajtuar në marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe ky qëndrim u është bërë i qartë zyrtarëve evropianë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kryenegociator në bisedimet me Serbinë, tha se ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak kishte thënë në muajin qershor që nëse Kosova nuk preferon ta diskutojë përsëri këtë çështje në Bruksel, rekomandimi i tij ishte që të zhvilloheshin diskutime të brendshme me banorët serbë në veri, për të trajtuar ndikimet e mundshme të sigurisë dhe shqetësimet e tyre lidhur me çështjen.
Por, zoti Lajçak tha të mërkurën se Brukseli ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog dhe se pretendimet se Bashkimi Evropian është kundër hapjes së urës, ose se ka ndryshuar qëndrimin e tij nuk janë të vërteta. Ai shtoi se mënyra se si “do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutohet në takimin e ardhshëm në Bruksel”.
Në vitin 2014 Kosova dhe Serbia ranë dakord për një maarëveshje për lëvizje të lirë dhe në vitin 2016 ura u hap për këmbësorët. Bashkimi Evropian investoi 1.2 milion euro për riparimin e urës, e cila megjithatë mbeti e mbyllur për lëvizjen e makinave.
Plehra qe po e coni Kosoven ne katastrofe.
Prap “shkembi” i leshit, Shkemb leshi, pse nuk shiqon greqizimin e Shqiperise. Pse o pesh qelbur nuk flet asgje per ate qe ne Vloren e Flamurit keni vene prefeket nje greqirje te partise gjenocidiale MAVI. Ke bere shkolle ti? Ke lexuar libra historie, felt me njerz shqiptar fisnik ti?
Znj. Osmani e theu unitetin shtetëror të Kosovës, me të cilën shteti ishte më i fortë! Historia e shtetit do ta bëjë përgjegjëse!
Presidente e nderuar,mos beni deklarata te ketilla pompoze se armiku kete e do.Jeni dy figura te cilet keni ber vend ne faqet e historise te popullit tone,si figura eminente ,si luftetar per te drejtat e kombit tone,guximtar si luani,per te realizuar ato te mira qe i nevoiten ,jo vetem shqiptareve,por te gjitheve atyre komuniteteve ne ate ane.Ju e nderuara Presidente dhe mbare kombi yne ,si e mendojme ,qe vucici nuk ka kundershtar ?por armiku i mbulon ,keta jane piemont te karpateve .Ura,eshte nje faktor qe i sherbejne njerezimit,Kryeminstri ,asgje nuk ben ne koken e vet,ai sigurisht qe respekton keshillat e nderkombetareve ,sidomos te aleatit tone kryesorSHBA,NATO ANGLI GJERMANI,pa lejen e tyte Kryeministri nuk ben hapa te nxituara.Ashtu si mbare kombi yne qe u eshte mirenjohes per ndihmen e madhe qe na dhane per te mbijetuar per te shpetuar nga gjenocidi rusoserb,edhe Albin Kurti ,perkulet para ushtareve,te ketyre aleateve tane ,para kontributit qe kurr nuk e kursyen shtetet me demokraci te qendruar ,qe jane avangarde e njerezimit ,Per Kryeministrin tone zotin Albin Kurti,jeta e ushtareve te cilet mbrojne cdo cep te Republikes se Kosoves,eshte e barabarte me jeten e cdo ushtari te FSK,te policit ..Kombi yne krenohet me ju Presidente Vjosa Osmani ,Kryeministrin Albin Kurti dhe mbare digasteret e Ekzekutivit dhe Legjislativit.Prandaj,kujdes se armiku ka ngritur vigjiliencen me qellimet djallezore qe i ka ndaj kombit tone,ne na nevoitet mirekuptim dhe gjithmone te punohet per te miren e kombit tone te shume vuajtur.Keshtu sic keni bashkepunuar ju sebashku te gjithe,po e nderoni brezin e vjeter teUCKE-ese te lavdishme dhe deshiren e te gjithe deshmoreve herojve qe e donin Lirine Pavaresine ,ruajtjen e Integritetit te Kosoves Martire...
Avash, avash or Flamur Trapi se bota nuk eshte bardh e zi. Kurti eshte komplet gabim ne kete histori dhe qendrimi i tij kunder te gjitheve, i sherben vetem dushmanit. Kete do vetem Vuciqi. Rreshtimi yt total ne kampin anti kosove, tregon se nuk ke tru dhe llogjik por instikt kafshe.
i mjeri aleksi i karpateve.verte alekso nuk e di se brenda 24 oreve ka nate fhe dite?o debil nga cfare kafazi shkruan?
Figura eminente thot flamur struga,njana kryetare e shoqates nane hamidja e tjetri i qenefit te quajtur VV-c, Kane lane gjurme ne historine e kosoves thot burri ! Shume e vertet edhe rrahman morina ka kan gjurme edhe keto dy figura ftyr prishura do mbahen mend padyshim dhe çmohen çdo her nga serbia.
llafazan te mjere,psikopat me presh ne bythe,kolaboraciinalist te terbuar,mos reagoni nga nga nje ndjenje e nje te terbuari kunder vervehtes,kunder idhujve te kombit shqiptar.fatos kosova ,ali krasniqi,ju po te jeni te lindur nga nenat shqiptare,duhet qe DNA juaj te jete agresive ndaj armikut shekullor rusoserb,dhe jo kunder atyre idhujve qe i prijne interesave te kombit tone,ata te cilet per vetvehten kan bere vend ,ne faqet e lavdishme te historise.Po ne perfshire edhe mua ,cfare duhet te bejme ,te jemi per popullin tine te shume vuajtur apo te behemi debil te mbesim ne anen e armikut shekullor?une pelqej te jem per interesat e kombit te radhitem krah atyre qe jeten e tyre e dhane lirine clirimin e RK....Te mos grindemi me njeri tjetrin hidherimin forcen ta ruajme kunder atyre qe nakane vrarae me shekuj...