Vjosa Osmani: Manovrat e Serbisë nuk e ndryshojnë realitetin e Kosovës

15 Nëntor 2024, 11:54Rajoni TEMA
Vjosa Osmani: Manovrat e Serbisë nuk e ndryshojnë realitetin e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo ka theksuar se Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë për ta ndryshuar realitetin e pandryshueshëm për Kosovën e pavarur.

“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.

Qeveria serbe ka miratuar një projektligj për, siç e ka quajtur ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. Përveç këtij, ajo ka miratuar edhe një vendim përmes së cilit e shpalli Kosovën si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

E, ndërkohë me gjithë kritikat e ndërkombëtarëve, këta të fundit nuk arritën ta bindnin Serbinë që të heqë dorë nga to. Beogradi zyrtar ka shprehur qëndrimin se do ta mbajë në fuqi vendimin për ta shpallur Kosovën “zonë të veçantë sociale” dhe se do ta miratojë në Kuvend ligjin për juridiksionin mbi veprat penale në Kosovë.

3 Komente

  1. J
    Jepi Vjosa, ec pas Kurtit se mire e ki

    Vjosa, kur te mbaron mandati? Beju gati per Presidente te federates se ardhshme serbo-dardane, aman se i duhesh dardaneve trullane.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pesimisti

      Eshte e vertete se manovrat e Serbise nuk e ndryshojne realitetin e Kosoves, por jane manovrat e Kurtit qe e bejne kete pune. Psh neqofte se Vuciqi thote se nuk bisedoj me Kurtin, sepse Kosova eshte pjese e Serbise, eshte puna e Amerikes dhe perendimit ti rregullojne koken e shtrember Vuciqit, por si tja bejne kur Kurti thote se nuk do te bisedoje me Vuciqin. Bile ai thote se nuk bisedon as me Ameriken apo perendimin per Kosoven. Ai thoshte se bisedimet nuk kane vlere, por vlere ka"reciprociteti" qe presupozonte zgjidhjen para bisedimeve. Si tja beje Amerika dhe perendimi Kurtit dhe Kosoves? Si tja beje aleances se Kurtit me Vuciqit qe kane te njejten platforme per sabotimin e perendimit!???Si tja beje Trampi ti rregulloje koken e shtermber Kurtit? Ai ja rregulloi heren e pare, por populli e zgjodhi prape, duke treguar nje naivitet dhe idjotesi shembellore....Inteligjenca serbo-ruse eshte me e mencur se mencuria e perbashket pro shqiptare ne Kosove...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurti, ky cilimi i papjek, por aktualisht lider bo

        Trump e Perendimi ka da menjen, Kosoven do ja jep Serbise, ndersa Kurtin do ta merr Trump si keshilltar te larte per te degjeneruar moralisht e mundur ma tej Kinen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje