Rusia përmes mediave të saj përhap histori kundër Kosovës

13 Nëntor 2024, 21:30Rajoni TEMA
Rusia përmes mediave të saj përhap histori kundër

Një raport i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë thekson se Rusia përmes mediave të saj përhap rrëfime që e paraqesin Kosovën si shtet të dështuar e të paqëndrueshëm.

Në raportin e hartuar në bashkëpunim me zyrën e fondacionit Konrad Adenauer me titull “Kosova në diskursin e politikës së jashtme ruse”, theksohet se qëllimet kryesore të Rusisë mbeten nxitja e paqëndrueshmërisë në Kosovë dhe kundërvënia ndaj integrimit euroatlantik.

“Për Rusinë, Kosova është më shumë se një çështje territoriale. Në të vërtetë, është në fakt një simbol gjeopolitik i rezistencës ndaj integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor në rendin global të udhëhequr nga perëndimi. Atë që bën Rusia që e dëmton më shumë Kosovën është se ajo përpiqet të thyejë konsensusin ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës dhe për shtetësinë e Kosovës, gjë që është bërë më së shumti përmes propagandës”, tha Jeta Loshaj, një nga autoret e raportit.

Në raport thuhet se janë analizuar mbi 34 mijë fjalë që janë nxjerrë nga mbi 100 deklarata zyrtare, fjalime, intervista dhe tekste të tjera nga ministria e Punëve të Jashtme Ruse.

“Përderisa nuk ka prezencë diplomatike, ekonomike apo politike të Rusisë në Kosovë, ka një mënyrë që Rusia e ka shënjestëruar Kosovën dhe kjo është pasoja që Kosova ka paguar si rezultat i armiqësisë ruse dhe kjo përmes diskursit të politikës së jashtme”, tha zonja Loshaj.

Sipas raportit, rrëfimet kryesore të dezinformimit rus kanë të bëjnë me paraqitjen e Kosovës si vend të dështuar, se ndërhyrja perëndimore është bërë për interesa vetjake dhe se perëndimi po përdor Kosovën për të zgjeruar ndikimin dhe për të izoluar Serbinë.

Sipas raportit, Rusia përfiton nga lidhjet e thella kulturore, fetare dhe politike me Serbinë për të ruajtur ndikimin në Ballkan, duke shfrytëzuar lidhjet me Kishën Ortodokse Serbe dhe me politikanë serbë në dëm të Kosovës.

Në raport theksohet se Rusia është duke dëmtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një normalizim i tillë do t’i jepte goditje të fortë ndikimit të Rusisë si në Serbi ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.

Hajdi Xhixha, dekane e fakultetit të shkencave politike në kolegjin UBT në Prishtinë tha se Kosova duhet të ndërtojë një strategji efektive të kundërvëbies ndaj ndikimit rus.

“Duhet të kemi parasysh se Kosova duhet të jetë e vetëdijshme se pozicioni i Rusisë nuk ka gjasa të ndryshojë duke pasur parasysh strategjinë e saj më të gjerë për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan. Kjo do të thotë se Kosova nuk mund të mbështetet në asnjë ndryshim diplomatik nga Rusia në të ardhmen e afërt”, tha ajo duke nënvizuar se nëse marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë përmirësohen, mund të ketë një zhvendosje drejt zvogëlimit të paqëndrueshmërisë në rajon dhe ku mund të përfitojë edhe Kosova.

Lulzim Peci nga Instituti për Hartimin e Politikave KIPRED tha se Kosova ka kapacitete institucionale për t'u marrë me dezinformatat ruse por sipas tij problem është mungesa e bashkërendimit të institucioneve të shtetit.

“Ne nuk kemi një njësi, një task-forcë që do të merret me të, e cila do të vendosë në një vend të gjitha institucionet e vendit për t'u marrë me Rusinë apo me operacione informative keqdashëse dhe nga aktorë të tjerë. Dhe kjo nuk është e vështirë për t'u bërë. Ne i kemi të gjitha burimet, por nuk kemi bashkërendim”, tha ai.

Sipas raportit, situata në veri të Kosovës dhe tensionet në atë pjesë të vendit, i mundësojnë Rusisë të përforcojë deklaratat, duke e paraqitur Kosovën si shtet të dobët dhe të brishtë.

Dezinformimi rus, thuhet në raport, ka pasur sukses të kufizuar në ndryshimin e opinionit publik në Kosovë, ku ndjenjat pro-perëndimore mbeten të forta. Megjithatë, në Serbi dhe në rajonet me shumicë serbe të Kosovës, këto fushata kanë pasur ndikim më domethënës.

4 Komente

  1. E
    Edhe Kurti si Rusia mendon.....

    O ju qe bani studime e shani me te drejte Rusine, a keni ba nonji hetim/ hulumtim apo sondazh brenda klanit kult te Kurtit brenda VV? Bani nji e do shihni se edhe shumica e trullaneve te VV mendonnjisoj si Rusia. Filloni me pytjen e Gervalles aman ju lutna.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Samiu

      Propagand me keqe se Rusia bejne vete Kosovaret. Vetm merrni dhe shfletoni bota sot,ku shkruajne “analistet” naim m. Idriz z.pronari xh. mazreku,kraki,bityqi….Shikoni deshmin ne Hag te H.G….. Qeveria e albinit me konj ovca,me schwarza,osmanka….dihet ku e qon Kosoven.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Meso te shkruash njehere, pastaj shprehu.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fatosi-kosove

        Sikur amerikan dhe europa nuk e dijne se rusia dominon ne ballkan dhe jo vetem, por ama keta studjuesit e kosoves duhet ta thone se rusia ne kosove perfaqsohet nga mender presednike osmanka dhe qeveria kurrci, sikur nuk e shofin keta studjues se si sot pas 25 vite lufte dhe 16 vite shtet i pamvarur ne qeveri kemi me shum udbash sesa kishim para vitit 99, kurse présidenca ????% me udbash, ateher si ka mundesi qe rusia po tenton kur eshte prezente, mendoj se kjo analize eshte ber per tju hedhur hi syve shqiptareve kinse qeveria e présidenca po luftojne kunder politikave te rusise, a nuk ishte kurrci dhe osmanka qe desh lan koken ne maqedoni qe te fitojne proruset, tash aty veqmas ne rajonet shqiptare kan futur gjuhen ruse si gjuhe zyrtare kurse shqipja e thone se do te ndalohet ne kushtetuese, ne mal te zi tashme ka perfunduar çdo gje, ruset jan aty Ku edhe nje pjes shqiptare i eshte bashkuar, andaj shqiptareve duhet then te verteten ta dashur, rusia dhe serbia jan ne pushtet ne kosove ndryshe si ka mundesi qe sekiraqa "iku" nga burgu dhe hop si papritur n'a doli deshmitar kunder uçk-s dhe udheheqeve te saj, pastaj sa udbash si gani geci me vllazen, e te tjer qe vrasin shqiptar dhe ikin ne serbi sepse ju rrezikohet jeta po thone prej uçk-s, dhe studjues e filozofe sahanlepirsa shqetesohen se rusia po orvatet, ikni ore te mjer se vetem argatin e serbise jeni duke e ber.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje