Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nuk duhet të vihet në diskutim.
Ajo thotë se ka qenë dhe është kundër idesë së tillë.
“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”, thotë zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.
Ideja u riaktualizua javën e kaluar, kur kandidatja për komisionare të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, u deklarua kundër saj.
“Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, tha Kos në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian.
Po atë javë, zgjedhjet presidenciale në SHBA i fitoi ish-presidenti republikan, Donald Trump, i cili do ta marrë mandatin nga janari i vitit të ardhshëm.
Në administratën e parë të Trumpit, nga viti 2017 deri më 2021, ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse dy palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”, ka thënë Bolton në gusht të vitit 2018.
Po atë muaj, edhe vetë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur në një forum në Austri idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.
Ngjashëm, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Ndonëse asnjëri nuk ka ofruar propozime konkrete, është përfolur që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të shkëmbehej me jugun e Serbisë, ku jeton popullatë shqiptare.
Këto ide, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi kanë hasur në reagime për dhe kundër.
Edhe aleatët kryesorë të Kosovës në Evropë, Britania dhe Gjermania, kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.
Këtë qëndrim ka sot Qeveria e Kosovës, e cila thotë se përpjekja eventuale për ndarje të Kosovës, nën petkun e shkëmbimit territorial, “nuk është projekt paqësor dhe ndez konflikt të gjerë e të gjatë në Ballkan”.
“Vetëm spekulime”
Për James Ker-Lindsayn, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, përmendja e idesë për shkëmbimin e territoreve tani, bazohet vetëm në spekulime dhe asgjë konkrete.
“Kjo ishte në agjendë më herët [në administratën e parë të Trumpit]. Mendoj se nuk ka asnjë justifikim se po flitet diçka [rreth kësaj teme]”, thotë Ker-Lindsay për Radion Evropa e Lirë.
“Mendoj se shumëçka do të varet se kush do të jetë në krye të ekipit të tij për politikë të jashtme dhe nëse ata do të jenë të interesuar për Ballkanin”, shton ai.
Trump, sipas tij, është i interesuar “vetëm aty ku mendon se mund të arrijë marrëveshje që mund ta bëjnë të duket mirë”.
“Dhe, nëse mendon se Ballkani nuk i ofron diçka të tillë dhe nuk e ka askënd përreth që i thotë se mund të bëjmë diçka në Ballkan, ai nuk do të brengoset”, thotë Ker-Lindsay.
Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad të Serbisë, thotë se nuk e di se kush është duke e iniciuar tashti idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ai thotë se Vuçiçit do t’i konvenonte rikthimi i kësaj ideje në diskutim, por, sipas tij, ajo nuk përkon më me realitetin në terren.
“Shumëçka ka ndryshuar. Pushteti i Kosovës ka arritur që institucionet serbe që funksiononin atje - përveç shëndetësisë dhe arsimit - t’i shuajë tërësisht. Kështu që mendoj se kjo ide është e vdekur. Kushdo qoftë nga SHBA-ja, nga administrata e saj, që e analizon këtë situatë, do ta kuptojë që, para së gjithash, Prishtina nuk do ta pranojë”, thotë Popov.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Presidencën dhe Qeverinë e Serbisë për të kërkuar komente rreth këtyre ideve, por prej asnjërit institucion nuk mori përgjigje.
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se gjasat e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve në diçka konkrete, tash për tash, janë të vogla.
“Shkëmbimi i territoreve nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë si përpara, sepse aktorët kanë ndryshuar - së paku njëri prej tyre. Marrëveshja është folur në kuadër të një pajtimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, të cilët i kanë besuar njëri-tjetrit”, thotë Kanin, duke aluduar në deklaratat e Thaçit dhe Vuçiqit më 2018.
Sipas Kaninit, mes kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuçiqit, nuk ka bashkëpunim të tillë.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre mbeten pa u zbatuar dhe për këtë palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë angazhimi.
Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar qysh në shtator të vitit 2023.
BE-ja, në anën tjetër, ua ka bërë me dije se rruga e tyre drejt integrimit evropian, varet ekskluzivisht nga normalizimi i marrëdhënieve.
Kandidatja për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se “Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm” dhe se do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet./ REL
Presheva...do vazhdojmë me Kumnovën e në jugperëndim - Ohër..
Mire e ka Kurti, nuk ka pse me u shkembye teritore, sepse ai po e con te tan Kosoven siq asht komplet nan Serbi. Durimi i Beogradit e shpague me sukses e ne paqe. Kosova asht tashme de fakto pjese e Serbise, kot bajn sikur jane te pavarur dardanet e VV. Kosova asht nan sanksione nga Perendimi, pra asht ene nongrata praktikisht. Rama e Vucic duhet te shkojne tek Trump e ta mbyllin njehere e mire ket pune, duke krijuar Shqiperine etnike dhe Serbine po ashtu etnike. Gjermania qe ka kundershtue ket deri tash, nuk po din ku asht oer vedi, e ka hup toruan. E djathta gjermane do fiton pushtetin mot dhe do bjen dakord me Trump, Ramen dhe Vucic. Pseudo-patriotet spiun te Udbas sovranista si Saliu e Kurti te hane mune e tyne me at rast.
1-Evropa nuk eshte dakort sepse ka hallin e "Kutise se Pandores"... 2-Amerikes i leverdise sepse Kosova eshte domain amerikan dhe jo me kot i dha lirine. I leverdise me kusht qe Kosova te mos humbase por te fitoje. Presheven dhe Bujanovcin per Veriun e Mitrovices, me kusht qe pasurite ti jepen Amerikes me koncesion 100 vjecar. 3-Rusise i leverdise sepse sipas strategjise se tyre te "botes serbe", ne te arthmen mund te kerkojne pjese nga Evropa... 4-Serbise i leverdise po per te njejten ide te "botes serbe" dhe me kusht te perfitoje sa me shume ne kete rast. Po qe se nuk i plotesohen kushtet ajo nuk do pranoje, sepse ne prespektive mendon qe moszgjidhja e ketij problemi i leverdise asaj ne kontekstin qe te gllaberoje Kosoven perseri te teren, kur te piqen kushtet. 5- Kosoves i leverdise per shume arsye. Ne rradhe te pare Kosova nuk do humbas ne territore dhe as ne resorse sepse Presheva dhe Bujanovci do kompesonin Veriun e Mitrovices si territore por edhe pasurite ujore te Unjamit dhe resorset e Trepces do i jepeshin Amerikes me koncesion. Fitorja me e madhe per Kosoven do ishte qe Kosova do njihej si shtet si nga Serbia dhe Rusia, pra do njihej ne OKB...Lufta dhe paqja do vazhdonte per ne, ne kushte te tjera...apo jo?...Problemi ketu eshte Albini qe perdridhet si bolla sipas politikes se serbit....Kohet e fundit bile i dha te drejte serbeve te Veriut qe asociacionin ta bejne si u do bytha atyre...nejse...
Territore do shkembehen patjeter, ndryshe Kosova shkon e gjitha nen Serbi. Qeverine e Kosovex si kukull (te Serbise) nuk e perfill kush. Per Kosoven do Vendosi Trump, ndersa Vucic dhe Rama do detyrohen te dakordohen me Trump. Nuk mund ta humbim te gjthe Kosoven seose dardanete VV jane turme trullane e Kurtit te Udbes.
Zgjidhja e vetme qe normalizon marredheniet midis kosoves dhe serbise, si dhe stabilizon ballkanin eshte shkembimi i territoreve, shqiptaret me shqiptaret e serbet me serbet. Ndryshe nuk do te kete kurre stabilitet.
Perse insistohet idea per shkembim?kush ne kete bote ,shkeput krahun e djathte nga trupi i vet ASKUSHI.Kjo ide e krijuar nga rusoserbet e ndihmuar fatkeqeisht nga edi rama,eshte nje akt armiqesor ,nje veprim i demshem me pasoja shume te renda,Te lejojme aneksimin e veriut ,eshte nje vetevrasje kombetare.Synimet e armikut shekullor jane te njohura,por edhe rezistenca e popullit tone ,njihet neper shekuj .Pos komentuesit te pare qe ben nje analize bindese ,(por gabon kur e thote se Albini shkon si bolle)te tjeret duken me nje mendim qe humbin ekuilibrin e mendjes te shendoshe.Trojet tona,kater vilajetet tona ,nuk egzistojne ,ka mbetur pak ketu dhe pak atje,akoma na duhet te coptohemi?.Duket se me shume per ne po interesohen te tjeret se sa ne per vetvehten,si te kuptohet kjo: cmenduri,frike,poste karrikesh?.Tokat tona duhet te mbrohen pa tjeter,pamvaresisht qe kjo bote zuzare ka plote demone ,bisha mishengrenes.Sot ne kete shekull,vetem sllavet e karpateve jane kunder lirise njerezimit, te ndihmuar nga bisha me te njejtin synim..Do shpresojme qe shkembimi te mos egzistoje...
E paske hanger corben e prisht ene ti o Flamur Struga. Kur tjesh para zgjedhje se cilen don ta presin, koken apo gishtin, ti e zgjedh koken e na gishtin, kjo asht diferenca me jush me Kurtin nkry e na tjerve qe ina shumica dermuese.
I dashur Flamur. Arsyetimi yt i ngjan arsyetimit te nje pesimisti qe kur sheh nje gote pergjysem me uje, thote qe gota eshte pergjysem bosh. Ndryshe mendon nje optimist. Ai ne kete rast thot qe gota eshte pergjysem plot. Edhe ti ne mendjen tende nuk shikon te mirat e zgjidhjes se problemit ku fitojne popujt (si ai shqiptar ashtu dhe serbet) qe do rrojne ne respektivisht ne Kosove dhe Serbi. Cna duhet ne serbet dhe ci duhen Serbise shqiptaret?! Ky mish mash eshte thjeshte nje rezultat i historise sone te dhimshme...Valle kete kerkon ti dhe jo paqe?! Shpesh mendoj se ti nuk ke mendim per keto pune por thjeshte mbron Albinin ne te tera situatat. E mbroje edhe ahere kur ishte kunder asociacioit qe propozonte Amerika apo Evropa dhe e mbron edhe sot kur deklaron qe asociacionin duhet ta bejne vete serbet e Kosoves. Mua kjo me duket armiqesore, apo jo!
Po Zamiri c'pati?mir ai ambasadori rusoserb lufton per synimet e politikes te karpateve,e ka krijuar konceptin e te pareve te vet,po si as Zamiri dhe as ky tjetri me mendje peshku nuk ndergjegjesohen?Me keqardhje ,se keto te dy jane te lindur nga prinder shqiptar ,po si paskan mbetur kaq besnik si dikur Hamza Kastrioti,si Kadri Mehmeti,zogolli ,esadi ,selimi i brushes,behxhet behxheti i kercoves,shenasi ahmeti i Shkupit, e o korba te zeza o vegla besnike te armikut tone shekullor....Te ketillet jane edhe batoni ,berati dhe e tere mazhoranca te cilet trupin e kane ne Republiken e Kosoves dhe mendjen zemren ne moske e bepgrad.E kupton o Zamir o palaco se ku drejton ujin ti?tek mulliri i armiqeve shekullor ..turp qe akoma nuk e keni vrare friken,turp qe mbetet vegla te armikut...Populli yne verte nuk eshte i teri i bashkuar ,por ata qe jemi,jemi ata qe e shkruajm historine dhe dalim fitimtar mbi hienat e rusoserbise.Kryeministri Albin Kurti,Presidentja Vjosa Osmani dhe e tere nomenklatura e kesaj Qeverie,jane njerez te nderuar te bekuar nga nenat per te dal zot trojeve tona...perse mbeteni kelyshet e armikut?o ju vrafte zeri i atyre femive ,i nenave motrave ,herojve te cilet edhe sot ,bejne roje nderi neper lapidaret E Republikes se Kosoves.Ju sherbetor do tu vrasi ndergjegjja ,nuk ka per tu zen gjumi,do tju trishtoj veprimtaria juaj qe i sherbeni roberuesit,ju qe mendoni qe te falni ZEMREN E KOMBIT,Republiken e Kosoves....vegla qorre te armikut shekullor ....te mjeret ju.
Flamur, qepe nji kostum te ri qe te shkosh ne mitingun e Kurtit me rastin e ardhjes se Vucicit ne Prishtine ku ai do shpalle bashkimin e Serbise me Kosoven, ku KM do jete Kurti, Presidente Osmani, dhe Kryetar Konjufca. Per hajer u kjofte!
rrahman morina i ri ,po ja pregatit varrin me gure turpi vetvehtes ne beograd.aty ke edhe esad pashain,Po mire mo rrufjan ,per kete "lavdi" i sherben rusoserbeve aaa....