
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë të shkurtër në CNN, me gazetaren e njohur Becky Anderson.
Presidentja është pyetur për aspiratën e Kosovës që të anëtarësohet në mekanizmat perëndimor.
“Jo se është vetëm e rëndësishme, por besoj se në këtë kohë të zhvillimeve në Ukrainë të gjithë e kuptojnë që të jemi në NATO nënkupton të jemi të sigurt. Praktikisht arsye kryesore e njerëzve të Kosovës dhe neve si liderë të lëvizim drejtë anëtarësimit të NATO-s është për shkak sigurisë”.
Gjithsesi, përtej momentit delikat, Kosova e sheh NATO-n “jo vetëm si makineri ushtarake, por si sistem vlerash”, tha presidentja.
“Natyrisht se viti 1999 është shembull se si kur bota dhe demokracia qëndrojnë të bashkuara e udhëheqin një popull drejt pavarësisë. Ne jemi optimist se Uashingtoni na e mban shpinën, sepse gjithmonë ka qenë kështu”, deklaroi Osmani e pyetur nga Anderson se cila ishte përgjigja e Joe Biden në letrën e saj.
“Nga lufta e deri te pavarësia madje edhe tani. Gjithmonë kemi dëgjuar deklarimet nga USA që do ta mbështesin dhe kanë punuar me ne për ta forcuar ushtrinë tonë”.
Sa për raportet me Serbinë, Osmani ka bërë të ditur se s’ka opsion tjetër, pos njohje reciproke.
“Njohja e ndërsjellë është qendra dialogut dhe posa ta kuptojë Serbia se pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj janë një realitet i pakthyeshëm më mirë për ta dhe më mirë për raportet tona e paqena afatgjatë në rajon”.
“Shpresoj se Serbia përballet me të kaluarën e vetë dhe largohet nga trashëgimia e Millosheviçit që të lëvizim drejt Bashkimit Evropian. Ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ne si Kosovë asnjëherë nuk kemi shikuar tjetërkah, s’kemi shteg tjetër. Serbia provon të ecë në dy shtigje – drejt Moskës e drejt Perëndimit”.
Kjo tru dhjamosura injorante, lopcare e trashe qe nuk di ,as nje gjuhe te huaj, eshte turp i madh kur e inervistojne media prestigjioze si CNN.Presidentja torollake e Kosoves edhe shqip kur flet nuk e kupton, prandaj kjo dallkaukja primitive dhe Bin karagjozi urrejne Ramen se jane shume inferior ndaj tij dhe nga ana tjeter eksitohen kur lepijne jarget e monstres Sali krimnelit dhe banditit Like kusarit .
Thuaje me mire “na rusn fundshpinen”.Apo se ke si dose te trashe dhe shpifme.Grua si gjedh i trashe
Po moj alifmatrake , po ameriqia na " ruan fundin e shpines " thote truri i dhjamosur . Keni 30 vjet qe u "çliruat" dhe prap nuk jeni shtet megjithese po jua ruan "fundin e shpines" ameriqia ....si shpjegohet kjo ?? Eshte lloji genit .....geni nuk ndryshon edhe po te kalojne mijera vjet !!!!!
Minoritar apo i minoritarizuar?