Vjosa Osmani takohet me Bill dhe Hillary Clinton në Nju Jork: Faleminderit për gjithçka keni bërë dhe bëni për Kosovën

23 Shtator 2024, 22:05Rajoni TEMA

Vjosa Osmani takohet me Bill dhe Hillary Clinton në Nju Jork: Faleminderit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Nju York ka takuar ish-presidentin e SHBA, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, Sekretaren Hillary Clinton.


Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj në X, Osmani i ka falenderuar për ndihmën që ata kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Faleminderit, Presidenti  Bill Clinton dhe Sekretare  Hilary Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës!

Liria e popullit tonë është edhe kontributi juaj gjithashtu”, shkruan Vjosa Osmani krah fotove të publikuara me çiftin Clinton.

Vjosa Osmani takohet me Bill dhe Hillary Clinton në Nju Jork: Faleminderit

2 Komente

  1. S
    Sara

    shih c'beni ju pa leri falenderimet e furcat

    Përgjigjjuni
    1. Analist

      Bravo Osmani.Nuk e kuptoj kete saren me lart le ta thote ndofta ka te drejte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje