Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për televizionin SKAI u pyet edhe për fenomenin e feminicidit, konkretisht për vrasjen e 40-vjeçares shqiptares sot në mëngjes në Athinë, Enkelejda Danaj, që u gjet pa jetë pasi ishte gjuajtur me thikë në bark nga bashkëshorti shqiptar Eduart Danaj.
Mitsotakis u shpreh se po bëhet një punë e madhe që të menaxhohen këto raste nga policia, por sipas tij nevojitet edhe një informim i madh nga gratë dhe vajzat.
“Po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente. Po zhvillojnë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t'u drejtohen parimeve për mbrojtje.
Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”, tha Mitsotakis.
Sipas tij, “në shumë lagje tashmë vërehet një policim më i madh, ndërkohë që duhet të gjejmë mënyra për të vazhduar me një shpërndarje më të mirë të punonjësve të policisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit po ecën përpara me guxim në këtë ndryshim”.
Lini një Përgjigje