Mitsotakis "kërcënon" vendet fqinje: Kemi dhe ne vijat tona të kuqe

16 Maj 2024, 11:44Rajoni TEMA
Mitsotakis "kërcënon" vendet fqinje: Kemi dhe ne vijat tona

Greqia ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut me bllokim të ratifikimit të Memorandumeve të Prespës. Kështu është shprehur kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për median greke Sky.

Mitsotakis thekson se shpesh herë ka vënë në dukje problemet e Marrëveshjes së Prespës dhe se çdo devijim do të ketë pasojë në rrugën drejt integrimit europian. Shkaku është deklarata gjatë betimit e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova, e cila përdori termin ‘Maqedoni’.

“Unë i kisha vënë në dukje problemet nga Marrëveshja e Prespës, pasi marrëveshja përcakton termin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. E paralajmërova edhe qeverinë e re në Shkup me një deklaratë të qartë se çdo devijim nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja të rënda si në marrëdhëniet me ne ashtu edhe në rrugën drejt Evropës”, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek përmend Turqinë dhe raportet me vendet fqinje. Ai theksoi se Greqia duhet të shmanget nga politika nacionaliste dhe mbajtjen e serziotetit në politikën e jashtme. 

“Do të ishte e lehtë edhe për mua të bëja një politikë “krenare” që do t'ua përkëdhelte veshët disave, por çfarë pastaj? A u dëmtua vendi nga takimi me Erdoganin? Ne mbështetëm qëndrimin evropian për Hamasin si një organizatë terroriste. Unë e kuptoj presionin e sondazheve, por politika e jashtme ka nevojë për një seriozitet. Politika e jashtme nuk bëhet me qëndrime kaq të përcipta e ndonjëherë arrogante”, shtoi Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek u ka dërguar mesazhe Turqisë dhe Shkupit, duke theksuar se Greqia nuk kërkon miratimin e askujt për çështjet kombëtare dhe sovranitetin e asaj. Politika e Jashtme greke si pas Mitsotakis, nuk ka ndryshuar në katër vitet e fundit, kemi përcaktuar rreptësisht vijat tona të kuqe, kemi forcuar ushtrinë por edhe kemi forcuar aleancat me vendet e tjera. 

3 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Tourkoshqipfoles,beni gati kolotripida-n..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Fakti që flet vazhdimisht shqip me kolpa duket që je "arvanitas"... as shqiptar dhe as grek. Identiteti jot ka ik për lesh dhe vetëm kjo gazetë, dmth vendi ky ke lindur, të jep prapë dorën të shprehesh për sëmundjen në karakter që ke. Kafshoje atë dorë bir sa ky vend e duron dhimbjen...

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajt se ksisoj ja don puna Micos

      Micotaqis u dojte te thoj dicka dhe e tha. Ai asht me nan shqiptare, por qe ashtu ja don politika greke e prapambetun.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje