Vrau vëllain pas sherrit për bagëtitë, dënohet me 21 vite burg

24 Janar 2023, 19:30Rajoni TEMA

Vrau vëllain pas sherrit për bagëtitë, dënohet me 21

Gjykata Themelore e Gjakovës ka dënuar me 21 vite burgim, Januz Gashin, personi i cili më 12 qershor të vitit 2021 vrau vëlllain e tij pas një sherri banal.

Në vendimin e dhënë këtë të martë, gjykata zbulon dhe dinamikën si ndodhi ngjarja e rëndë.

Raportohet se Gashi ka qëlluar ndaj vëllait 65-vjeçar në ambientet e oborrit të shtëpisë, ku pas një sherri për bagëtitë ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar nga pas.

Ai u dënua për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar e armëve të zjarrit”.

“I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1)., në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

3 Komente

  1. N
    Niku

    Po kujt i plasi kari per Kosoven per kesisoj lajmesh? Jeni ne terezi moooo?

    1. p
      pirdhu jevgjit

      Pirdhu pra atje per ku te ka plas k.... merri dhe grat dhe mberthehuni brenda llojit dhe mos rri ketu mes shqipove se nuk ka vendë per jevgjit.

      1. I
        Iliro Pellazg

        Foli dhe turku aziatik me orgjine mongole, rracist

      Lini një Përgjigje