Protestë kundër Albin Kurtit, fëmijët e dëshmorëve: Mos na shkel në gjak!

23 Janar 2023, 22:00Rajoni TEMA

Protestë kundër Albin Kurtit, fëmijët e

“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”.

Me këtë moto fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbajtur të hënën një protestë si revoltë ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Olivier Ivanoviç.

Me pankarta ne duar, ata nisën marshin nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të përfunduar në sheshin “Skënderbej”, para ndërtesës së qeverisë.

Protestuesit akuzuan politikanët për shkelje të gjakut të dëshmorëve, si rasti i fundit që bëri Kurti.

Ata e konsiderojnë këtë ndryshim të historisë e tradhti. Nuk mungoi as kërkesa për dorëheqje.

Në fund protestuesit vendosën pankartat tek hyrja e qeverisë.

Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente, ndërsa u monitorua nga policia e Kosovës. Në protestë janë parë edhe disa deputetë të partive opozitare, kryesisht nga krahu i luftës.

4 Komente

  1. t
    tetovari2

    Dakord por ju sa prodhime serbe bleni kur shkoni në markete.Nëse mbaheni aq atdhetarë,bojkotoni prodhimet sërbe edhe me çmimin e apstinencës.Por shitni patriotizëm duke i mbushur shportat me :Proizvedeno e srbiju (prodhuar në sërbi).

    1. K
      Koli

      A eshte ne kete link te Temes nje trim Kosove me emrin Prof Dr Enver Bytyci.A ka ndonje Kosovar ta pyesi kete Prof Dr prej Kosove:Edi Rama mbron Vucicin(Sipas Prof Enverit),dhe na eshte cdo dite Tradhtar,simbas Kelyshit te Sali Berishes,ketij Prof Dr Bytycit:Po kur Kurti tend more Bytyc mbron dhe ngre ne qiell nje Kriminel si Oliver Ivanovicin,i denuar nga Shteti Kosoves si Kriminel dhe Vrases i Kosovareve,po ky Kurti a nuk eshte Tradhtar or Prof Bytyci,qe nuk le dite pa share Kryeministrin Shqiptar tek gazeta Fashiste Bota Sot.Njerez shkerdhata dhe pa burrni.

      1. 5
        5 Maji

        Albin Kurti dhe kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, punojnë bashkë për ndarjen e Shqipërisë. Ata janë më të rrezikshmit nga të gjithë shqipfolësit antishqiptarë.

        1. K
          KOZMA PRIFTI

          PERDERI SA, OLIVER IVANOVIC ESHTE VRARE NGA VETE SERBET; KY FAKT TREGON SE NE VERIUN E KOSOVES AI PERSON NUK KA QENE NJERIU I DUHUR I TYRE; NE SE KA PROVA SE OLIVER IVANOVICI KA VRARE ME DOREN E TIJ SHQIPTARE TE PA FAJESHEM, ATEHERE EMRI I TIJ NUK E VLEN TE PERMENDET; NJE GJE DIHET NGA SHQIPTARET QE ALBIN KURTI ESHTE INTELIGJENT; I PA KORRUPTUAR E I PA KRIMINALIZUAR; ALBINI ESHTE SA PATRIOT E I VENDOSUR PER TE ROJTUR PAMVARSINE, SHTET FORMIMIN DHE INTEGRITETIN TERITORJAL TE KOSOVES; ME SHKON NE MENDJE QE ATA DEPUTETE QE NXISIN KUNDRAVENJE E SHPIFIN NDAJ ALBIN KURTIT E VJOSA OSMANIT JANE TE KORRUPTUAR E TE KRIMINALIZUAR; MUNDET TE KETE DEPUTETE E PUSHTETARE TE CILET KANE MERITA E KANE DERDHUR GJAK PER CLIRIMIN E KOSOVES; POR KY FAKT NUK MUNDET TE JETE I PRANUESHEM E JUSTIFIKIM KUR AI DEPUTET QE LUFTOJ TE CLIROJE KOSOVEN, MBAS CLIRIMIT TE VJEDHE DJERSEN DHE GJAKUN E ATIJ POPULLI.

          Lini një Përgjigje