Presidenti serb dhe kreu i SNS-së, Aleksandër Vuçiç u tha bashkëpunëtorëve se ai është gati të tërhiqet dhe të japë dorëheqjen.
Ai pati një takim mbrëmjen së dielës me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e SNS në Beograd, shkruan media serbe Pink.
Vuçiç e informoi kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj u largua nga selia.
Disa zyrtarë u përpoqën të tregohen të zgjuar dhe të thonë se nuk duhen pranuar as rastësisht negociatat e mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në.
Sipas burimeve, Vuçiç i ka dëgjuar të gjitha këto me durim dhe më pas ka thënë se do të largohet nëse dikush mendon se mund të bëjë më mirë.
Loje e Vuçiçit kjo për tu bërë presion atyre që e kundërshtojnë. Në fakt është në pozitë të vështirë pasi duhet të hajë gjithë çorbën e prrallave, mitev dhe sajesave mbi "djepin" e Serbisë që num do tua tundë më ithtarëve të tij pasi nun ka nga e luan më bishtin. Plani franko-gjerman i mbështetur unanimisht nga BE-SHBA si lë më asnjë shteg Serbisë. Ose normalizim tani dhe njohje e ndërsjelltë në një moment të mëvonshëm, ose mbyllje e ç'do porte për Serbin si në integrim, investime, financime, lëvizjetë lirë etj. Praktikisht humbje kolosale për Serbinë në planin politik dhe ekonomik. Pas Rambujesë, plani franko-gjerman me tatikën "mere ose lëre" e ka vënë Serbinë me shpatulla pad muri. Asociacioni që është kushti i vetëm për Kosovën e që nuk ka asnjë vlerë reale por është vetëm karrota që do u jepet serbëve të veriut të Kosovës pasi Serbia ta lëshojë Kosovën edhe shpirtërisht nga ëndrrat dhe mitet e saj.