Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker thotë se Serbia ka investuar shumë në propagandën për ta mohuar masakrën e Reçakut, e cila ishte kryer nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
Walker në një intervistë për The Geopost thekson se presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviçit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999.
“Që nga fillimi Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë arsyetime, se unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, thekson ish-ambasadori OSBE-së.
“Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandër Vuçiç dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”, shton Walker.
Zoteri I nderuar, ne e dime se kush eshte Vucic dhe si i mohon te gjitha masakrat e kryera nga forcat serbe ne Kosove ky ish minister i propogandes I Miloshevicit. Problemi eshte tek fuqite perendimore dhe te derguarit e tyre per bisedime, a e dine dhe a besojne ata vertet ne inkriminimin e hipokritit Vucic.
Emigranti,Problemi është te kryeministri i Shqipërisë dhe miku i Vuçiçit Edi Rama,që nga fillimi i luftës në Ukrainë është shndërruar në avokatin e Serbisë. Amnistinë që ja bëri Serbisë Edi Rama nukbja ka bërë asnjë diplomat në Europë,së paku publikisht.
Visi, E ke shume gabim. Ben propagande si Vucici. Keshti si ti flet edhe Saliqenserbi. Po te kesh kurajo te besh diskutim, he, na rendit cfare paska bere Rama?
Emigranti,Problemi është te kryeministri i Shqipërisë dhe miku i Vuçiçit Edi Rama,që nga fillimi i luftës në Ukrainë është shndërruar në avokatin e Serbisë. Amnistinë që ja bëri Serbisë Edi Rama nukbja ka bërë asnjë diplomat në Europë,së paku publikisht.
Vucicin ish ministrin e Milosevicit ne Europ haptas e perkrah Rama,Orban dhe Dodik?
Rama ky burri thote se Vucic ishte ne zinxhir komandues te Milosheveic! Take care my friend! Vucic duket si kriminel ose afirmues ne heshtje i krimineleve serb ne terren