Marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi në mars? Analisti bën parashikimin e zymtë

21 Janar 2023, 13:55Rajoni TEMA

Marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi në mars? Analisti

Analisti Ben Andoni tha se në mars nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në Euronews Albania, ai bëri parashikimin e zymtë duke thënë se do të ketë  sërish përshkallëzim të situatës në veti të Kosovës ndërsa shtoi se nuk është çudi që të ketë sërish bllokime rrugësh.

“Jo Marsi nuk është afati për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kam frikë se do të ketë prapë përshkallëzim të situatës dhe nuk është çudi të kemi prapë bllokime rrugësh në pjesën e Mitrovicës së Veriut.

Është momenti që Serbët të tregojnë forcën në mënyrë indirekte”- tha ai.

Lini një Përgjigje