Pesë emisarët e SHBA e BE, të pakënaqur nga takimi me Albin Kurtin: Prisnim më shumë mirëkuptim!

20 Janar 2023, 16:30Rajoni TEMA

 

Pesë emisarët e SHBA e BE, të pakënaqur nga takimi me Albin

Pesë të dërguarit ndërkombëtarë, të udhëhequr nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndodhen në Kosovë, ku u takuan me kryeministrin Albin Kurti, të cilët do ta vizitojnë dhe Beogradin ku do të takohen e bisedojnë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Lajçak ka thënë se takimi me Kurtin nuk ka qenë i lehtë dhe se prej tij ka pritur më shumë mirëkuptim për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Qëllimi i takimit me Kurtin ka qenë propozimi ynë për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e kemi paraqitur në shtator dhe më pas në dhjetor. Kaluam më shumë se dy orë, takimi ishte i gjatë, jo i lehtë, por ishte i sinqertë dhe i hapur. Është ende herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike, sepse siç e dini ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të udhëtojmë edhe në Beograd”, tha Lajçak.

Qëllimi i vizitës së ekipit të diplomatëve amerikano-evropian është përgatitja e raundit të ardhshëm të dialogut, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Në delegacion janë edhe diplomatë gjermanë, francezë dhe italianë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë më parë se të dyja palët duhet të tregojnë një gatishmëri për kompromis dhe se një marrëveshje përfundimtare do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe guxim politik.

6 Komente

  1. g
    gasper

    Sigurisht qe dialogu me nje gomar si Kurti nuk eshte aspak i lete.... SHBA dhe BE e mbron dhe gomari hedh shkelma.

    1. z
      zhaku i pamposhtur

      Silas teje mor zoteri me vesh te gjata Albini duhet te pergjigjet 'yes man' dhe te krijoj asosacionin??ti je thjesht nje gjakprishur e asgje me teper..Kurti eshte I pari politikan shqiptar qe paresore ka interesin kombetar pra nuk eshte ne nivelin e Rames qe ben cfare I thone eproret pa diskutuar nese madat we ai merr jane ne dobi te kombit apo jo..

      1. Y
        Yyyyyypppppp Xhixhi

        Se ka idiot si puna jote me bollek prandaj dhe vuan ky komb. Mos e nxirr koken nga bytha e Kurtit dhe vazhdo mbaji ere pordheve te tij gjasme nacionaliste. Kurti ka mision kthimin e Serbise ne Kosove, qofte edhe ne vetem nje pjese te Kosoves. Idiotet e dobishem si puna jote i magjeps me lojra nacionaliste qe ti mbaj urte derisa te firmosi cdo gje sic e do Beogradi dhe atehere do jete vone per idiot te shumte si puna jote qe te reagojne. Prit dhe pak e do shohesh. S’ke oyetur ndonjehere veten, si ka mundesi qe gjithe kreret e UCK- se i kerkonte serbi ne burg qe nga vitet ‘90 dhe me ne fund u arrit kur KM ishte Vucici. Si ka mundesi qe prokurori qe nisi ceshtjen ndaj tyre ishte amerikan por qe ja dhjeu presidentit te tij Trump duke arrestuar drejtuesit e larte te UCK tamam kur Trump e priste Thacin ne shtepine e Bardhe dhe sot po ky prokuror, demokrat ne fakt, po heton Trumpin per 6 janarin???!!! Po Albini qe kishte vite ne opozite ku bente thirrje per arrestime te lartaper arsye korrupsioni por qe asnjehere nukni zbardhi. Si ka mundesi qe nje grup jargavitesish bashke me Binin ne mes u jane puqur interesat per te hequr nga skeba luftetaret dhe tani se fundmi edhe Vucuici “me dhimbje” u pajtua me planin e kusherinjve francez qe de fakto e ndan Kosoven. Edhe Bini ishte pajtuar inpari me planin oooooo koqqqqqeeeeee.

    2. x
      xzy

      Unë nuk e kuptoj se përse Albini kërkon njohje nga Serbia?! Ai duhet të forcojë shtetin e tij dhe kaq. Dhe t'i lëjë komunat serbe në veri të Mitrovicës të vetqeverisen dhe të mos nxisë tensione. Se ndryshe e pëson siç e pësoi. Unë nuk e kuptoj as këmbënguljen e BE-së dhe SHBA-ve për dialogun Prishtinë - Beograd?! Kohë dhe energji të humbura kot.

      1. F
        Flamur Struga

        Lajcaku,deri sa nuk ishte Albin Kurti ,kryeminister,luante me te tjeret ngase ata ishin lepuj,tani ne skenen e politikes te RK erdhi nje klime e re ,nje ndryshim i madh rrenjesor.Ne politiken e Europes kurr nuk eshte trajtuar drejtesia ne menyre te denje ,kjo padrejetesi krijoi tjeter brez poitikanesh jane keto te kesaj Qeverie per te cilet i tere kombi yne i ka mirepritur dhe sot i mbeshtesin si e vetmja Qeveri e cila punon realisht per interesat kombetare.

        1. G
          Genti

          Kurti është një hajvan që se ka shokun. Por kur ti bjerë SHBA dhe BE kokës dhe të lërë pa mbështetje atëherë do e kuptojë gomarllëkun e tij. Kosova me Zajednicën nuk humb asgjë por Kurti duke e pranuar humb kredibilitetin e tij dhe kjo tregon që vë interesin dhe egon e tij mbi interesin e Kosovës. Është koha që Kurti të lërë karrigen dhe ti hapë rrugë Kosovës drejt normalizimit të mardhënieve me Serbinë për hir të së ardhmes dhe paqes.

          Lini një Përgjigje