Kërcënimet ndaj deputetëve, Haradinaj: Jemi përballur edhe ne, por nuk e kemi alarmuar publikun

19 Janar 2023, 16:43Rajoni TEMA

Kërcënimet ndaj deputetëve, Haradinaj: Jemi përballur edhe

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që kërcënimet ndaj deputetëve të trajtohen me seriozitet nga organet e sigurisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se edhe vetë ai është përballur me kërcënime të ngjashme, por që në situata të tilla nuk duhet të alarmohet publiku.

''Çdo kërcënim ndaj kujtdo qoftë, duhet të merret seriozisht e të trajtohet me profesionalizëm nga organet e rendit.


Në faza të ndryshme na ka rastisur edhe neve, edhe mua personalisht, që të përballeshim me kërcënime nga më të ndryshmet, kërcënime edhe me jetë. Edhe atëherë kur informatat për kërcënime na kanë ardhur në rrugë zyrtare, apo edhe nga burime të tjera, nuk e kemi alarmuar opinionin publik. E para që të mos i dëmtonim hetimet dhe e dyta që të mos shkaktonim ngarkesë të panevojshme tek opinioni publik!


Do të ishte politikisht jo korrekte dhe e dëmshme madje, sikur përfshirja e opinionit publik në këtë temën e kërcënimeve ndaj figurave publike, të shfrytëzohej për t'i hequr nga vëmendja e popullit, qoftë edhe përkohësisht, temat e interesit popullor, siç janë; problemet ekonomiko-sociale e ato politike, apo edhe defektet e mëdha në politikën e jashtme të vendit!'', shkruan Haradinaj.

2 Komente

  1. A
    Azem Galica

    Kërrcnimet ndaj liderve te opozites në Kosovë i bënë pozita më në krye presidenten kryeparlamentarin kryeministrin ministren e drejtsisë ministren e punve te jashtme dhe ministrin e punve te brendshme Kjo është e verteta dhe pikë

    1. T
      Trapi

      I dashur Azem. Kërrcnimet ndaj liderve te opozites në Kosovë i bënë agjentura serbe më në krye Vuciqin, kryeparlamentarin, kryeministrin, ministrin e drejtsisë, ministren e punve te jashtme dhe ministrin e puneve te brendshme te Serbise qe e ka emrin Vulin. Kjo është e verteta dhe pikë! Fakti qe kete detyre e zbatojne ata qe ju permendni nuk ka te beje me faktin se kush e organizon kete platforme antishqiptare. Qellimi i kesaj platforme agjenturale eshte qe "inatin" ndaj Vuciqit, shqiptaret ta kalojne ne inatin me njeri tjetrin, deri ne nje lufte civile. Nje dukuri e tille eshte alarmante sepse me sa duket ka marre permasa skandaloze. Kjo urrejtje e shqiptarit ndaj shqiptarit, qe BIA po organizon, eshte shtrire edhe ne urrejtjen qe Kurti vazhdimisht po ushqen per Shqiperine, nen pretekstin se Rama eshte vellai i Vuciqit....Mos u merzit vella Azem, sepse ky eshte fati jone ne shekuj ku te huajt na kane bere lesh e li. Kemi ne gjakun tone "andriklosifon" me shumice qe urrejme vehtveten....

      Lini një Përgjigje