
Kur në pyetje është marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç preferon të bëhen hapa të vegjël në këtë drejtim, sesa çështja të përfundojë njëherë e përgjithmonë përmes një marrëveshjeje të madhe që do të përfshinte njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Duhet të ndryshojmë situatën në terren me hapa të vegjël, të ndërtojmë besimin mes dy palëve dhe më pas të shohim se si mund t’i qasemi çdo gjëje tjetër.
Ne nuk duhet të ëndërrojmë për diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për prestigjiozen amerikane Bloomberg, raporton e përditshmja serbe, Danas.
Vuçiç gjatë intervistë ka shprehur mirënjohje Moskës zyrtare për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën.
Ai më tej ka treguar se si lider serb ka zhvilluar dhjetëra takime me presidentin rus, Vladimir Putin, në vitet e mëparshme.
“Ne thamë që në fillim se nuk jemi në gjende dhe nuk mund të mbështesim pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Për ne, Krimea dhe Donbasi janë territore ukrainase dhe kështu do të mbeten”, ka shtuar ai.
“Ne jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën. Serbia për këtë arsye nuk mund të mbështesë sanksionet ekonomike kundër Moskës”, ka shtuar ai.
Hapat e ngadalshëm e të rehatshme i ke dhuratë prej atyre që e përgjakën popullin e Ukrainës, e atyre që dilnin në media me Putinin dhe i lejonin të mbajë evemente, ndërsa cmimin e paguan Ukraina dhe ne