Lajçak takon Kurtin: Folëm për hapat e ardhshëm në dialog

18 Janar 2023, 14:45Rajoni TEMA

Lajçak takon Kurtin: Folëm për hapat e ardhshëm në

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot në Davos të Zvicrës, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Albin Kurti.

Lajçak ka bërë të ditur se me Kurtin kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.

“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.”, shkroi Lajçak në Twitter.

 Miroslav Lajçak pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën dhe më pas edhe Serbinë për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.

 

 

Lini një Përgjigje