Plani për ekzekutimin e politikanëve në Kosovë: Në listë edhe Memli Krasniqi e Ganimete Musliu, i dyshuar një shqiptar në Belgjikë

19 Janar 2023, 09:03Rajoni TEMA

Plani për ekzekutimin e politikanëve në Kosovë: Në

Një atentat ndaj politikanëve në Kosovë është arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të vendeve partnere, ndërsa në shënjestër ka qenë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie.

Media Nacionale raporton se në listën e ekzekutimeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.

Zbulimi i këtij atentati është bërë përmes përgjimit të një grupi shqiptarësh nga ana e policisë gjermane, ndërsa mësohet se ata kanë qenë duke folur mbi realizimin e disa vrasjeve të figurave politike në Kosovë.

Fillimisht u raportua se në listë ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetët Avduallah Hoti, ish kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, por gazeta Nacionale ka mësuar se bëhej fjalë edhe për varjen e Memli Krasniqit dhe Ganime Musliut.

Nacionale raporton se autoritete e Kosovës janë informuar mbi këtë rast nga Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.

Plani për ekzekutimin dyshohet se është bërë nga një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera dhe në përgjime policia ka arritur të zbulojë planin për të vrarë politikanët e Kosovës.

“I dyshuari mendohet që është një shqiptar i Kosovës që jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera, e rastësisht ka rënë në përgjim për idetë e tij të çmendura, për të kryer krime politike në Kosovë”, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit burim, nuk ka dyshim që motivi është politik. Është e pamundur të pohohet që atij dikush i ka dhënë urdhër për të vrarë rival politik, mirëpo përgjimet tregojnë që motivi është i pastër politik”, tha burimi për Nacionale.

4 Komente

  1. t
    tata luigji

    Albin Kurti dhe Vjosa osmani do bejne kerdin me vrasje ne kosove. Duan te eleminijne cdo njeri qe kontribon ne zgjidhjen e qeshtjeve te kosoves dhe te eleminojne cdo njeri qe ka luftuar per clirimin e kosoves Keshtu ju ka thene Salih bin Laden, nese doni te rrini gjate ne pushtet pastrojeni fushen KOSOVA NE RREZIK

    Përgjigjjuni
    1. F
      FlamurnStruga

      Te jete e vertete ky lajm i zi,qe egziston shqipetar te vrasi vellain ose motren e vet?zemra nuk ma thote ,por duhet te jemi vigjilent dhe po u gjet ndonje kuisling duhet te jemi te vetedishem qe metodat rusoserbe me anen e parase ashtu si me pare edhe tani pregatisin vrasje tragjike. Jetojme kohe te veshtire kur armiqet shekullor nuk ndalohen per te realizuar enderrat e vdekura te krajleve te tyre.Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen se edhe ndodh qe te jete gjetur ndonje i krisur,por per atentate duhet trimerine e vet !ta tregoj ne mes te beogradit atje ku pregatiten planet cfarosese per kombin tone.Politika e R te K duhet te tregohet e afte se ; o sot o kurr te bashkohen per qellimin kryesor sic deklarohen Per Kosoven jap edhe jeten,jo per Kosoven derdellis qe te pasurohem.Do te mbahet pergjegjesi nga te gjithe ciceronet se sa te rrezikshme jane veprimet e tyre.Sot Kosova e ka Qeverine qe fatkeqesisht e ka patur gjate Lidhjes Shqiptare te Prizerenit,prandaj te gjithe te shkrijne aftesine ,mencurine trimerine sebashku me Presidenten Osmani,dhe Kryeministrin Albin Kurti.Republika e Kosoves nuk ka intelektual te tepert ,te bashkohemi per te miren e Republikes te Kosoves ,lirise,pavaresise integritetit te saje se kjo eshte motoja qe ne duhet ta perkrahim....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kastriot

        Lojëra të BIA-s, të bijës së UDB-së!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Fazlliqi

          Kastriot 19 Janar 2023, 12:24 Lojëra të BIA-s, të bijës së UDB-së! dhe te orkestruara dhe dirigjuara nga baca Sali Sheqerja i biri i partizanit te Beogradit dhe dhëndëri i Milices , ja një lidhje Familja e Milices ne krye te UDB 'së Saliu i Sheqeres i lidhur dhe bashkëpunëtor qe ne fëmijëri kur ruante dhite para se te shkoje ne Tiranë , Dosa Osmani e bija e një spiuni te UDB 'së , pra një kombinim dhe bashkëpunim kundër Kosovës dhe gjithë kombit Shqiptar

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje