Express: Ndaj kryetarit dhe disa deputetëve të LDK-së është planifikuar të kryhet atentat

18 Janar 2023, 20:50Rajoni TEMA

Express: Ndaj kryetarit dhe disa deputetëve të LDK-së

Gazeta Express raporton se sipas burimeve të saj nga shërbimet partnere të Kosovës, ka informacione për planifikim të një atentati ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së.

Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.

Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Burimet të Gazetës Express, kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK-së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit.

Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i atentatit të mundshëm, para 30 minutave ka deponuar informacionet në një stacion të policisë në Prishtinë.

2 Komente

  1. M
    Mushka

    Agjentura serbe ne veprim…..

    1. F
      Fatosi-kosove

      Eshte e dyshimt forma dhe momenti i publikimit te ketij lajmi, me kujtohet viti 99 /2000 kur kjo ishte ber mode ne kosove nga disa qe deklaroheshin si perfaqsues te LDK-s dhe thirrnin nje gazetar te botes sot dhe deklaronin se e kan kercenuar me vdekje se eshte me Rugoven,po tash qe Rugova nuk eshte dhe partin e tij tash e kan kapur thuaj se e gjithe ish sps- at e serbise n'a vijne lajme se dikush ka dashur ti vas! Sinqerisht e turpshme,ne asnje vend te botes nuk ndodhe qe policia ta bej publike nje kercenim dhe tmos arrestoet askush, prandaj une nuk e besoj se dikush vertet ka dashur te bej nje gje te tille dhe edhe nese ka patur diç te tille kete e ka organizuar anton quni me mender presednike osmanken.

      Lini një Përgjigje