
Kosova të premten do të mbushet me top-diplomatë nga Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës, u bë e qartë se dialogu Kosovë- Serbi do të ri-aktualizohet përsëri.
Mu për këtë qëllim Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian dhe Gabriel Escobar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, por ata nuk do të jenë vetëm në këtë udhëtim, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media në Bruksel.
Lajçak e Escobar në këtë vizitë do të jenë “të shoqëruar nga këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministres italiane”.
Emmanuel Bonne e Jens Ploetner, njëri si përfaqësuesi i presidentit të Francës e tjetri si përfaqësuesi i kancelarit të Gjermanisë, patën vizituar Kosovën në muajin shtator të vitit të kaluar, duke sjellë me vete kështu edhe propozimin franko-gjerman, të cilën Albanian Post e kishte publikuar pjesërisht më 18 shtator e ndërsa tërësisht më 12 nëntor.
“Fytyra e re” e cila do ta përforcojë korpusin diplomatik, të cilët janë të angazhuar për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë diplomati Francesco M. Talo, këshilltari i kryeministres së Italisë, Giorgia Melini, për politikë të jashtme.
Talo është emër me peshë në diplomacinë italiane.
Ai ka qenë ish-përfaqësuesi i Italisë në NATO dhe ish-ambasador i Italisë në Izrael.
Ndonëse Italia deri më tani nuk ka qenë e përshirë në mënyrë direkte në procesin e dialogut, qeveria e re italiane përmes diplomatit Talo do të tentojnë të mbështesë Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij në kuadër të procesit të bisedimeve.
Mu për këtë arsye i njëjti gjatë ditës është takuar me Këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, i cili gjatë javës së kaluar ishte në një vizitë zyrtare në Kosovë e më pastaj në Serbi.
“Ne diskutuam qëllimet e përbashkëta të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdheun e madh”, ka shkruar Chollet në rrjetin e tij social në Twitter, duke njoftuar kështu takimin me diplomatin italian Talo.
Vuciqit po ja vene kembet ne nje kepuce. E vetmja shprese per te eshte Kurt mavria qe kembes i thote dore dhe Ali Hoxhes patjeter duhet ti thote Hoxha Ali. Perendimi ka avantazh ne presionet ndaj Vuciqit, ne krahasim me presionet ndaj Kurt mavrise, sepse Vuciqi mendon per Serbine ne krahasim me Kurtin qe mendon per hallin e vet. Shpresoj se kete rradhe perendimi, ne presionet ndaj Vuciqit, ka futur edhe ceshtjen se ke buton te shtyp Vuciqi per te kurdisur Kurtin. Shpresoj se kete rradhe Vuciqi do e kete marre serioozisht dhe do shtyp ate buton te Kurtit qe mirpret propozimet perendimore. Inshalla nuk jam gabim! le te presim dhe shpresojme!
GRAZIE MILLE GRANDE MELONI. SEI UN GRANDE GIOIELLO NON SOLO PER L' ITALIA ,MA ANCHE PER PICCOLE PAESI COME ALBANIA CHE E UN TIPO DI SORELLE PER GRANDE ITALIA.......... GRAZIE GRAZIE!!!!!
GRAZIE MILLE GRANDE MELONI. SEI UN GRANDE GIOIELLO NON SOLO PER L' ITALIA ,MA ANCHE PER PICCOLE PAESI COME ALBANIA CHE E UN TIPO DI SORELLE PER GRANDE ITALIA.......... GRAZIE GRAZIE!!!!!
GRAZIE MILLE GRANDE MELONI. SEI UN GRANDE GIOIELLO NON SOLO PER L' ITALIA ,MA ANCHE PER PICCOLE PAESI COME ALBANIA CHE E UN TIPO DI SORELLE PER GRANDE ITALIA.......... GRAZIE GRAZIE!!!!!
Questo Talo potrebbe essere un forte pilastro a fianco di Laichak per convincere e costringere Vucic e Kurti di trovare une via uscita . Come sempre anche questa volta Italia sta diventanto un bravo avvocato .