Serbia s’pati nevojë të lobojë fare, Gërvalla e Osmani ia falën çnjohjen e Togos – një histori skandaloze

18 Janar 2023, 21:20Rajoni TEMA

Serbia s’pati nevojë të lobojë fare, Gërvalla e Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, e ka mbushur llogarinë e tij të Twitter-it me foto nga vizita e fundit në Beograd. I lumtur që Serbia ua ka mundësuar togolezëve udhëtimin pa viza dhe u ka dhënë bursa studentëve në Universitetin e Beogradit, ai deklaroi se Togo-ja e njeh Serbinë si shtete të vetëm dhe Kosovën pjesë integrale të këtij shteti.

I njëjti ministër në vitin 2014 kishte njoftuar homologun e atëhershëm nga Kosova, Enver Hoxhaj, se Togo ka vendosur ta njohë Kosovën si shtet dhe i kishte dorëzuar vendimin atij për t’ia përcjellur zyrtarisht Hashim Thaçit.

Njohja nga shteti prej shtatë milionë banorësh nga pjesa perëndimore e kontinentit afrikan vinte pas një pune të vazhdueshme nga paraardhësi i Hoxhajt, Behgjet Pacolli.

Nga disa udhëtime për në Togo e vende të tjera në Afrikë, Pacolli kishte arritur të siguronte edhe njohje të tjera në atë zonë.

Ishte përafërsisht e njëjta kohë kur me Togon njohjen e pati zyrtarizuar edhe Liberia.

Si një vend me shtrirje jo aq të madhe të kancelarive nëpër botë, Togo-ja zgjedh vende të caktuara në rajone dhe krijon aleancat. Për Ballkanin kishin zgjedhur këtë aleancë ta vazhdonin me Kosovën dhe në një takim tjetër ishin nënshkruar edhe marrëveshje për partneritet strategjik dhe raporte diplomatike.

Koha kaloi. Dussey mbeti në pushtet në Togo ndryshe nga ministrat në Kosovë që ndërroheshin vazhdimisht. Siç zakonisht ndodhë, Dussey edhe kur si ministre u emërua Donika Gërvalla dhe presidente Vjosa Osmani, zyrtarisht kishte dërguar letra urimi për bashkëpunëtorët e rinj nga Kosova.

Albanian Post kupton nga burime mirë të informuara që letrat e Dussey mbetën pa përgjigje. Gërvalla e Osmani nuk e kishin parë të udhës ta kthejnë prapa përshëndetjen.

Po të njëjta burime tregojnë për Albanian Post se mos kthimi i përgjigjeve do të ishin një gabim i falshëm, sikur të mos ndodhte një episod akoma më i rëndë në një udhëtim të Gërvallës e Osmanit në New York, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ishte viti 2021 kur po mbahej një nga sesionet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Atje, meqë Togo është anëtare e OKB-së që nga viti 1960, i pranishëm ishte edhe ministri Dussey.

Nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes, Albanian Post kupton se kur Dussey ishte informuar se kush janë dy zonjat, kishte marrë rrugën në drejtimin e tyre për t’i njoftuar nga afër.

E veshur me të bardhë, me një arrogancë të pakuptueshme për presidenten e shtetit me më pak se dy milionë banorë dhe me iluzionin e supermacisë së gardërobës, Osmani nuk e kishte njohur fare diplomatin togolez dhe kishte marshuar para me vetëm një lëvizje dore si përshëndetje nga lartë.

Osmani, si kryesorja e Kosovës në politikë të jashtme dhe Gërvalla si përcjellsja kryesore e saj, kishin synime më të mëdha se sa ruajtja e marrëdhënieve bilaterale me Togon.

Sjellja e “diplomacisë” kosovare ne New York ishte kuptuar nga Togo si një qëndrim i ri i qeverisë së re.

Kur tani krye-diplomati i Togos njoftoi nga Beogradi për vendimin e shtetit që përfaqëson, Gërvalla doli me një arsyetim se ajo nuk ka faj për çnjohjen, sepse kishte ndodhur në vitin 2019, por vetëm se u zyrtarizua tani.

Por, një konferencë për media e 14 majit të vitit të kaluar e nxjerr Gërvallën të pavërtetë në deklarimin e saj.

Ajo ishte pyetur nga gazetarët rreth deklarimeve të atëherë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç, i cili pati deklaruar se janë së paku katër shtete që e kanë çnjohur Kosovën.

Gërvalla mohonte kategorikisht. “S’ka asnjë çnjohje”, thoshte.

Deklaronte se s’ka haber për çfarë shtetesh po flet Selakoviç, por është e vetëdijshme se Serbia ka bërë lobim të egër prej kohësh në disa shtete në Afrikë.

“U kanë ofruar armë ruse, vaksina ruse dhe sheqer”, deklaronte.(Albaniapost)

9 Komente

  1. g
    guri

    Keshtu ndodhe kur diplomacia drejtohet nga njerz diletant .

    1. v
      vp

      keshtu ndodh kur ne organe me te larta zgjidhen njerez pa pervoje politike... fatkeqesi per Kosoven.... prit ku jemi akoma

      1. A
        AX

        Keto njohje i bleu baca Buxhet. Me pas cmimi u rrit nga Vuçiq. Kaq e thjeshte. Tani baca Buxhet nuk hedh ma leke per njohje se ka halle te tjera.

        1. C
          Cudia

          Gërvalla?, kjo e pacipë që ha e pi mbi gjakun e të parëve.

          1. P
            Poseidon

            JA KENI FUT KOT SE. KAPO. ESHTE UDBASHI E CETNIKU ALBINDENOVIQI

            1. P
              Poseidon

              JA KENI FUT KOT SE. KAPO. ESHTE UDBASHI E CETNIKU ALBINDENOVIQI

              1. R
                Remo

                Me c'kam degjuar une, edhe mbrojtesi i Milanit Kalulu, kishte kerkuar c'njohjen e Kosoves. Por, menjehere Asmoni i'u vu punes, i ofroi disa pako me kafe turke, ndersa e nerumja Gerdalla, i ka ofruar viza falas per te gjithe fisin, se shpejti ata do te kene nderin te vizitojne Prishtinen, te njihen nga afer me profetin e fundit, Al binin. Dhe, mos ma paragjykoni Asmonin per ate elegancen qe performoi ate dite, ne fund te fundit, sapo kishte hequr ato kilet e teperta nga suma, thjeshte ndihej me e lirshme, me sexy....te jemi me te sinqerte, ato po punojne, s'eshte faji i tyre per Togon, ai Pacolli duhet t'u kishte spjeguar me mire se ku qendronte problemi i Togolezeve, sheqer serb donin ata? Edhe Kosova sheqer serb konsumon. Kumandare Asmoni si zemer gjere qe eshte, mund t'i kishte embelsuar e para!

                1. L
                  Lani

                  Sa keq! Paaftësi e fodullëk.

                  1. G
                    Gole

                    Donika Gërdalla!

                    Lini një Përgjigje