Vuçiç: Rezoluta e PE është hipokrite, pjesa që lidhet me Kosovën është më e keqja

19 Janar 2023, 09:22Rajoni TEMA

Vuçiç: Rezoluta e PE është hipokrite, pjesa që

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Rezoluta e PE për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në, e cila u miratua ditën e djeshme, është hipokrite.

Sipas tij, pjesa më e keqe është ajo ku theksohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE.


“Megjithatë, kërkohet intensifikimi i dialogut në bazë të njohjes reciproke, që të dënohen një sërë lëvizjesh përshkallëzuese nga Serbia dhe aktorët e mbështetur nga Serbia, të cilat përfshijnë bllokada të paligjshme, sulme dhe kërcënime për veprime ushtarake, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se anëtarët e BE-së që nuk e njohën Kosovën ta bëjnë këtë”, tha Vuçiç duke iu drejtuar gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.


I pyetur se si e sheh Rezolutën e Parlamentit Evropian dhe faktin që kërkohet harmonizimi me politikën e jashtme, ai nënvizoi se kjo i intereson më pak se pjesa ku thuhet se Kosova është e pavarur.

1 Komente

  1. i
    illyrian

    Budalla po pse duhet të ta thotë BE ty që është e pavarur kur ke 20 vjet që nuk ke kontroll mbi atë tokë dhe kur kërkove nga gjykata e Hagës që në është ligjërisht e vlefshme shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe gjykata të tha që nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar dhe mund ta bënte shpalljen, ashtu siç e bëri shpalljen e pavarësisë, akoma do ti që ta kuptosh se çfarë keni bërë në këto njëqind e njëzet vjetët e fundit kundra shqiptarëve jeni sjellë si barbarë të vërtetë si kanibalë keni zbatuar politikat e Moskës duke kujtuar se do bëheni të mëdhenj me barbarizmin tuaj...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje