"Jam i lodhur", Vuçiç: Ky është viti më i vështirë, të gjithë duan Kosovën e pavarur

19 Janar 2023, 12:09Rajoni TEMA

"Jam i lodhur", Vuçiç: Ky është viti më i

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha në Davos se Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik.

Ai, për mediat serbe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë se nga bisedimet me liderë të ndryshëm, ka kuptuar se e vetmja gjë për të cilën të gjithë janë interesuar, janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës.

Duke iu referuar takimit me përfaqësus të Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak diten e premte, Vuçiç tha se do të jetë “një takim shumë, shumë, shumë i vështirë me fuqitë më të mëdha botërore”.

“Do t’i drejtohem opinionit me masa të reja dhe do t’iu tregojë se çfarë po i kërkohet dhe po pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë”, nënvizoi Vuçiç.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, ai deklaroi se “Kjo mund të bëhet pasnesër, nëse heq dorë nga synimet e shkeputjes”.

“A e keni parë dokumentin e BE-së. Aty janë ndëshkuar dhe sanksionuar të gjithë ata qe duan shkeputje. Dhe ata bënë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Ata thonë se ne duhet të dënojmë dhe të sanksionojmë ata që inkurajojnë shkëputjen, ndoshta pjesë të Kosovës dhe pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ata që në kundërshtim me rregullat morën vendim për të bombarduar një vend”, theksoi kreu i shtetit serb.

I pyetur për konfirmimin e Fondacionit “Friedrich Ebert” se ka hartuar tekstin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, Vuçiç pyeti se kush ua ka kërkuar një gjë të tillë dhe se kjo do ta reduktonte atë në një organizatë joqeveritare.

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Republiken e Kosoves te lire demokratike dhe te pavarur ,e mbeshtesin jo vetem njerezit e kesaj bote perparimtare por edhe zogjet e malit.Fatkeqeisht kjo deshire e madhe e mbare kombit shqiptar dhe e bashkesise nderkombetare,po rezistohet nga nje qeveri fashiste e cila perkrahet nga rusia cariste e putinit,keti Hitleri te diteve tona.Edhe ju te cmendurit e pasardhesve te careve te serbise,e kuptoni realitetin se Republika e Kosoves eshte nje realitet qe gezon autiritet nga 117 shtete,qe disa nga keto shtete marrin para marramendese per te bere terhjekjen e njohjeve.Ju jeni qenia me e pabesuar ne bote,ju jeni me te rrezikshem me dinakrine tuaj edhe se hienat,gjarperijt me terrezikshem,ju nuk keni turp ju nuk keni ndergjegje ,ju mohoni edhe ate qe e nenshkruani...prandaj ti xhelat i zi ndiesh i lodhur se Republika e Kosoves ka mbedhtetje nga shtetet me te fuqishme te botes demokratike (SHBA,Angli ,Gjermani..) ndergjegjesohuni se shpetim nuk keni...largohuni nga enderrat tuaja shekullore qe ua servis rusia fashiste.

    Lini një Përgjigje