Si u planifikuan 2 atentatet ndaj tij? Flet ish zv.ministri i Jashtëm i Kosovës

19 Janar 2023, 11:43Rajoni TEMA

Si u planifikuan 2 atentatet ndaj tij? Flet ish zv.ministri i Jashtëm i

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha e konsideron shqetësues lajmin e planifikuar në mediat në Kosovë, se ka një plan për t’i kryer atentat kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.

Në një intervistë për Euronews Albania, Berisha u shpreh se ai vetë ka qenë shënjestër e dy atentateve. Berisha nënvizoi se ka jetuar dy vite nën mbrojtjen e policisë dhe fatkeqësisht, këtyre rasteve nuk u është shkuar deri në fund.


“Është shqetësuse, si formacion politik, si ide, si ndërgjegje kombëtare që ka qenë LDK-ja dhe është shqetësuese edhe personale.

Në rastin konkret, edhe unë vetë kam qenë viktimë e dy atentateve të organizuara dhe kam jetuar 2 vite nën mbrojtjen e policisë. Është një jetë e vështirë, shqetësuese, personale, për familjarët edhe për vetë subjektët politikë.

Për fat të keq, asnjëherë dhe asnjë rast nuk janë zbuluar deri në fund. Kjo është një brengë që po e përcjell jo vetëm Lidhjen Demokratike, por edhe Kosovën.

Në rastin tim, ka pasur 5 apo 6 të burgosur, por nuk ka shkuar më thellë dhe ka mbetur e pasqaruar”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje