Zbulohet një plan për atentate ndaj kryetarit të LDK dhe tre deputetëve të tjerë 

19 Janar 2023, 13:32Rajoni TEMA

Zbulohet një plan për atentate ndaj kryetarit të LDK dhe tre

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë, Armend Zemaj, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi, kanë qenë të rrezikuar nga një atentat i mundshëm ndaj tyre, ka konfirmuar policia e Kosovës. Planifikuesit e atentatit kanë rënë në përgjime nga shërbimi sekret gjerman.


Zëdhënësi Baki Kelani ka komnfirmuar dyshimet. 


“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë". 


Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”. 
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala tha se “Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet i kemi marrë sot. S’ka të bëjë me një aktivitet konkret, por ka të bëjë me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politikë dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë”. 


Shala nuk e ka mohuar që atentati i planifikuar të jetë i lidhur me subjekte politike. 
“Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së”, – ka deklaruar ai. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rrjet njerëzish qe veprojnë në Kosovë dhe disa vende të BE-së. 


“Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata. Njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka deklaruar tutje ai. 


Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si është identifikuar ky grup njerëzish, ende i panjohur. 
“Për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës.

Individë të cilët, kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të Bashkimit Evropian. Dhe nga ajo që na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë. Nuk mund të jap shumë informacione, natyrisht”, – ka thënë Shala. 
 

3 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Sali Sheqerja dhe Ilir Hajduti kerkojne me deomos destabilizim ku te kene mundesi

    1. T
      Tit Vasili

      Sali Sheqerja dhe Ilir Hajduti kerkojne me deomos destabilizim ku te kene mundesi

      1. J
        Jeta

        Ik more me kto pallavre, dikush ka folur ne tel, kta mendojn se njemend mirret dikush me kta qelbesira te LDK

        Lini një Përgjigje