Serbia nuk është më entuziaste për anëtarësimin në BE, thotë Vuçiç

20 Janar 2023, 10:25Rajoni TEMA

Serbia nuk është më entuziaste për anëtarësimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi në panelin “Zgjerimi i Horizonteve Evropiane”, i cili po mbahet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, se është i sigurt se Serbia nuk do të bëhet së shpejti pjesë e BE-së.

Ai u shpreh se është pak pesimist kur është fjala për mundësinë e anëtarësimit në BE, si dhe se popullariteti e besimi në rajon ndaj BE-së ka rënë.

“Unë jam pak pesimist kur bëhet fjalë për mundësinë e anëtarësimit të Serbisë në BE në një të ardhme relativisht të afërt. Jo vetëm Serbia, por të gjithë të tjerët në rajon. Ne jemi duke negociuar, por do të shohim. Ne kemi pikëpamje të ndryshme për BE”, tha Vuçiç.

Ai shton se Serbia ka bërë progres ekonomik në vitet e fundit dhe se është bërë shumë për të përmirësuar sundimin e ligjit.

“Ne kemi pasur rritje të mirë ekonomike në tre vitet e fundit. Serbia ishte në mesin e katër vendeve me rritjen më të lartë në Evropë. Pyetja është se si të vazhdohet me rritje të ngjashme apo më të larta dhe të bëjmë gjëra të tjera”, theksoi presidenti i Serbisë.

Siç tha ai, “nuk ka ëndrra të mëdha” kur është fjala për anëtarësimin në BE.

“Keni të drejtë, ne nuk jemi aq entuziastë si dikur, dhe në një farë mënyre BE-ja nuk është plot entuziazëm kur bëhet fjalë për ne. në rajon, se popullariteti i BE-së po bie në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi në veçanti, madje edhe në Mal të Zi”, nënvizoi Vuçiç.

6 Komente

  1. k
    k

    Nuk futesh dot në BE se e dinë të gjithë se jeni kollona e pestë e diktaturës ruse.

    1. N
      Noci

      Per sa ka argumenta artikulli juaj une bie dakord me folesin.Une jam shqiptar dhe me duket se perseri Europa ka ardhur koha te quhet tamam siç e ka quajtur i madhi Fishta.Amerikanet jane gjithmonë me te sakte kurse Keta as nuk te q... as nuk te leshojne .Ballkani ka çelesin per te rrezikuar Europen dhe po ja dha kte çeles Putinit iku Europa

      1. Q
        Qarte .Asnji cudi . Eshte e dukeshme gjithcka

        S'befason asnji . Vicic etj si ai ne Politiken Serbe ,te cilen nuk dallojne aspak ne asnji Tipare nga Politikani Milloshecic , s'mundet te pajtohet me Kushet e BE-se ,jo se nuk do ,por genetikishte ben pjes diku tjeter . Ndryshimi i ADN do kerkonte te pakten disa Shekuj kur serbet t'i afroheshin sadopak tipareve Europiane

        1. T
          Tega

          PSE do jenë SHKIET entusiastë... kur Evropa e sotme i mbyti me investime.

          1. C
            Ceni

            Problemi kryesor ne vendet ballkanike eshte mosbesueshmeria dhe frika nga njeri tjetri, cka vjen nga e kaluara, duke i rrembyer copa njeri tjetrit.

            1. P
              Pollogasi

              KUJT i rrëmbyem "COPAT" TONA jashta shtetit Shqipëri..Rrëmbyen e po rrëmbejnë e na zhvatën e mbetëm të zhvatur, të palëvizshëm. Na zuri nata në udhë...

            Lini një Përgjigje